(Nga dersi i
mbajtur me rastin e Fitër Bajramit, më 8
gusht 2013)
Vëllezër dhe
motra,
Prej mirësive me të cilat Zoti i
gjithësisë e dalloi njeriun nga krijesat
e tjera, është pa dyshim dija, të cilën
ia atribuoi Vetes. All-llahu
ështëEl-Alím(I Dituri), Al-lamul-gujub(I
plotdijshëm për të fshetat),
Alimul-gajbi vesh-shehadeh (Njohës i të
fshehtës dhe të dukshmes)…
Na mësoi se: “All-llahu do t’i
lartësojë ata që besuan në mesin tuaj
dhe ata që u është dhënë dija, me
shkallë të larta”.[1]
Është transmetuar se: “Më e mira e
kësaj bote dhe e ahiretit është me dijen,
ndërsa më e keqja e kësaj bote dhe e
ahiretit është me injorancën”. Ndërsa
Hz. Aliu (r.a) thoshte: “Njeriu më i
pavlerë, është më i padituri në mesin e
tyre”!
Hidhni pak sytë përreth dhe shikoni
me dhembje se çfarë prodhon injoranca,
trashëgimia e shpirtit të shitur dhe
ateizmi!? Prodhon një njeri të ri që nuk
e njeh Zotin, një njeri që tallet me
Zotin, një njeri që me pragmatizmin e
tij, e përdor Zotin sipas interesit
personal, një njeri që jeton pa Zotin,
ngrihet dhe bie pa Të, nuk njeh kufij në
jetë, nuk respekton kufij në jetë,
materializmi është kibla e tij, monedha
është shenjtëria e tij!Çfarë pritet nga
një individ i tillë dhe një shoqëri me
të tillë individë?
Hidhni pak sytë dhe konstatoni se
njeriu i kohëve të sotme është nevojtari
mëi madh për besimin dhe rrugëtimin
drejt Zotit, i cili në çdo moment e pret
atë të pendohet dhe të kthehet. “Me të
vërtetë All-llahu e shtrin dorën e Tij
natën, që të pendohet ai që ka bërë keq
ditën. Dhe e shtrin dorën e Tij ditën,
që të pendohet ai që ka bërë keq natën…”.[2]
Prandaj, kemi nevojë sot të forcojmë
përherë e më shumë lidhjen tonë me All-llahun,
duke iu dorëzuar vullnetit të Tij, duke
lexuar, duke mësuar, duke u thelluar
përherë e më shumë në dije dhe në
adhurim, duke ruajtur dhe mbrojtur
ekuilibrin në mes tyre: “Kërkojeni
diturinë, sa të mos dëmtojë adhurimin
dhe kërkojeni adhurimin, sa të mos
dëmtojë dijen”.[3]
Nga këtu, i drejtohem të rinjve të
sotëm dhe u them: Mos e humbisni kohën
tuaj pas dëfrimeve dhe kënaqësive
momentale, por shfrytëzoni kohën për të
mësuar e për t’u thelluar në dije dhe
adhurim, që nesër të jeni dikush që
tregohet me gisht për besimin, kulturën,
moralin, profesionalizmin, sakrificën.
Jeta pa Zotin është një jetë plot
zhgënjime, ndërsa adhurimi me dije është
reflektimi i përhershëm i bujarisë së
Tij ndaj jush! Ibni Mesudi, sa herëi
takonte studentëte rinj, u thoshte: “Mirë
se erdhët, o burim i urtësisë, o fenerë
në errësirë…”.
Prandaj, mesazhi
im sot, në këtë ditë feste është të
kthehemi nga dija dhe të hedhim pas
krahëve injorancën dhe veset që ajo
prodhon; do të jemi fetarë më të mirë,
atdhetarë më të dobishëm.
Sahabiu
i nderuar Ali ibn Ebi Talib (r.a)
thoshte: “I mjafton nder e krenari dijes,
që ta pretendojë ai që s’e posedon dhe
të gëzohet kur i atribuohet.Dhe i
mjafton poshtërim injorancës, që kushdo
që e ka, heq dorë prej saj dhe kushdo që
thirret me të, zemërohet!”
Prandaj, ejani së bashku të kthehemi nga
Zoti me dije, me kërkim të saj, me
sakrificë në rrugëtimin drejt sekreteve
dhe vlerave të saj, duke u mbështetur në
mbarësinë e All-llahut, duke i kërkuar
sukses dhe mbështetje në rrugëtimin tonë
drejt dijes me Të dhe drejt Tij me dije
të dobishme. Kur ishim studentë,
mësuesit tanë na edukonin, na mësonin: “Kur
të dilni nga shtëpia drejt shkollës,
thoni: “O Zot po nisem drejt Teje, në
kërkim të dijes së dobishme”. Në këtë
rrugë, edhe po të vdisni, vdisni shehidë!”
Vëllezër dhe motra,
Prej mirësive më të mëdha qëna jep
Zoti,nëpërmjet dijes në jetë, është
kthimi nga Ai me sinqeritet dhe
vendosmëri. Kësisoj, individi dritësohet
dhe ditë pas dite merr nga burimi i
pashterrshëm i dhuntive, me të cilat
All-llahu begaton kërkuesit e kënaqësisë
së Tij!
Dijeni se sado që kjo shoqëri e ky
popull do të vazhdojë t’i kthejë shpinën
Zotit, do të mbetet injorant fillikat, i
pavlerë në mesin e shoqërive të tjera
botërore, pa bosht, pa identitet a me
identitet laraman!
Dijeni se sa më tepër kjo shoqëri të
zhytet në vorbullat e krijuara gjatë
këtyre dekadave të fundit, aq mëi
pastabilizuar do të mbetet në çdo
drejtim të jetës, në ekonomi, në
teknologji, në prodhimtari, në kulturë,
në besim, në fé!?
Ndoshta ka ardhur koha, që secili
prej nesh të kthehet dhe të kërkojë
falje para duarve të Zotit, duke lidhur
njëkohësisht një besë të pathyeshme me
Zotin në jetën e tij.Ky është hapi i
parë në rrugëtimin e gjatë të ndreqjes
së gabimeve!
Vëllezër
dhe motra,
Dijeni me
plot bindje dhe mësojuani edhe të
tjerëve me veprën tuaj se, muslimani
është ndërtues në jetë, nuk është
shkatërrues! Muslimani është njeri i
dijes, jo injorant! Muslimani respekton
tjetrin dhe vlerëson humanizmin e kujtdo
në jetë! Muslimani ndihmon dhe
kontribuon në komunitet, nuk është njeri-bunker!
Muslimani e do atdheun e tij, punon për
të dhe lutet për mirëqenien e tij, sepse
muslimani e di mirë se kudo që të jetë,
me besimin dhe forcën e lutjes së tij,
aty është atdheu i tij!
Sepse
muslimani ka dy burime të pagabueshme e
të patjetërsueshme në jetë, prej të
cilëve merr dhe u jep edhe të tjerëve;
Kur’anin dhe Traditën profetike.
Vëllezër dhe motra,
Kemi nevojë sot me u kthy me bindje
të fortë dhe vendosmëri, si asnjëherë
tjetër, nga Zoti dhe Fjala e Tij, sepse
na u vërtetua gjatë këtij shekulli dhe
shekujve të mëparshëm se sistemet
njerëzore janë dështim dhe dëshpërim për
njeriun. Se faraonizmat e kanë fundin të
hidhur, dëmin të pallogaritshëm! Më e
pakta, dy luftra botërore, me jetë
njerëzish të pafajshëm të humbura për
asgjë!?
Sistemet njerëzore që e
shkatërruan njeriun, jetën e tij,
ekonominë e tij, të ardhmen e tij, lanë
gjurmët e tyre, të cilat nuk duhen
mbetur thjesht si arkiv dokumentarësh,
por të zgjojnë mendjet dhe arsyetimet e
fjetura a të mpira!
Shihni sot
Shqipërinë, ajo është rezultat i
largimit nga Zoti dhe dhënies pas
hyjnizimit të individit mjeran. Shihni;
ditë Ramazani dhe drejtues të ndryshëm,
politikanë, njerëz me pushtet, duke
ngrënë e duke pirë haptas, pa asnjë
ndrojtje, pa asnjë lloj respekti për
besimin dhe besimtarët, për fenë dhe
fetarizmin e masës dominuese të popullit
shqiptar?! Kjo është shenjë e keqe, kjo
është shenjë gangrene! Ai që nuk të
respekton besimin dhe fenë, të ka
shumëzuar me zero! Ai nuk meriton
respekt, nuk meriton asgjë!
Pse ndodh kjo?Ndodh
sepse ka humbur edukata fetare, ka
humbur frika e Zotit, ka humbur busulla
e shpirtit. Dhe këtë e konstatojmë të
gjithë sot, muslimanë dhe jo vetëm.
Prandaj unë i bëj
thirrje edhe drejtuesve të komuniteteve
të tjera fetare në Shkodër dhe jashtë
saj, të bashkohemi në rrugën e kërkimit
të drejtës së edukatës fetare në
shkollat tona, edhe si një model i
suksesshëm evropian (meqë flitet kaq
shumë për integrimin evropian), që
fëmijët tanë të mos rriten ateistë a
laramanë, që fëmijët tanë të mos
edukohen me moralin e sharjes, vjedhjes,
mashtrimit, degradimit moral,
fëlliqësisë e imoralitetit! Që fëmijët
tanë ta mallkojnë shejtanin, armikun më
të madh e më të urryer të njerëzimit,
prej të cilit marrin inspirim krejt këto
realitete të papranueshme prej nesh,
besimtarëve në Një ZOT!
Po lexoja me vëmendje mesazhin e
urimit që Papa i ri i dërgon botës
islame me rastin e Fitër Bajramit të
sivjetshëm. Ndër të tjera thotë se: “Tema
që dua të ndaj me ju këtë vit është:
Forcimi i respektit të ndërsjellët
nëpërmjet edukimit”.
Po,
edhe ne jemi të vetëdijshëm se muslimanë
dhe të krishterë, duhet të punojmë më
shumë bashkarisht në këtë drejtim, si
fetarë të mirë e atdhetarë të mirë,
jashtë ndikimeve dhe influencave
jobesimtare, për të kërkuar lartësimin
kombëtar nëpërmjet rrugëve të fesë dhe
besimit. Se një komb, ku nuk ka besim
dhe fé, ku nuk ka mirëkuptim dhe harmoni
në mes bijve të tij, ku feja nuk luan
rolin e edukatorit dhe mbrojtësit të
vlerave të harmonisë dhe respektit të
ndërsjellët, ku fetarët e mirë nuk
bashkëpunojnë për të ardhmen e fëmijëve
dhe rinisë së tyre, është një komb i
dobët, që shkon verbërisht drejt
dekadencës. E, ne shqiptarët nuk jemi
komb i dobët dhe nuk duhet të pranojmë
rrugëtimin e verbër drejt dekadencës së
atyre që kanë lidhur besën me shejtanin!
Sepse ne shqiptarët, për qindra
vite kemi sunduar botën, me kryeministra
të urtë e ministra të drejtë, në ditët e
njërit prej kalifateve më të spikatur të
historisë së njerëzimit; kalifatit osman,
por edhe përtej tij. Nuk duhet ta
harrojmë frymën dhe shpiritn e të parëve
tanë, as besën e shekujve, që nuk ka
forcë në botë, ateiste a jo, të na e
tjetërsojë, të na e ndryshojë e të na e
kthejë!
Lexoni historinë e
vërtetë, jo atë që shkruan disa të mjerë,
që lidhën besën e tyre me shejtanin e
mallkuar, ata që e copëtuan tokën tonë,
që e vodhën atë, që menduan se krijuan
njeriun e epruvetës ateiste, garant i
vazhdimësisë së errësirës dhe
mjegullnajës!? Por, All-llahu është më i
Madh dhe më i Plotfuqishëm, nuk e humbet
fenë e Tij, nuk i lë besimtarët e Tij, u
ruan sekretin e lidhjes dhe dashurinë e
pashembullt, duke e bërë atë si farë të
heshtur, që rritet në qetësi, duke
sjellë shpresë dhe dritë, për këdo e
kudo!
All-llahu i Plotfuqishëm bën
që nga Ebu Xhehli të dalë Ikrime (r.a)!
Vëllezër dhe motra,
Është koha për t’u kthyer nga Zoti!
Është koha për të kërkuar falje dhe për
ta ngritur kokën lart me besimin dhe
fenë tonë! Është koha për të parë këdo
në sy dhe për t’i thënë: UNË JAM
MUSLIMAN! Sepse unë nuk jam injorant!
Sepse unë nuk jam imoral! Sepse unë nuk
jam i pabesë! Sepse unë nuk jam
terrorist! Sepse unë e mbroj fenë time,
mendjen time, nderin tim, pasurinë dhe
tokën time, edhe me jetën e shtrenjtë që
Zoti ma ka falë! Sepse unë nuk jam ai që
thonë se jam! UNË JAM MUSLIMAN dhe më
mjafton krenari para Zotit dhe para
robit!
[1]
Kur’ani: El-Muxhadele, 11.
[2]Transmetohet
nga Imam Muslimi.
[3]Thënie e
Hasan Basriut.