Imam Muhamed 
										Sytari
Myfti i Zonës 
										Shkodër
Të dashur 
										vëllezër dhe motra besimtarë,
										
Për një muaj të tërë, krejt ju, u 
										rikthyet me zemër e shpirt në origjinën 
										e marrëdhënies së kulluar me All-llahun, 
										duke dëshmuar besimin tuaj, përkushtimin 
										dhe sakrificën ndaj Tij, me agjërim, me 
										lexim Kur’ani, me bamirësi, me namaz 
										nate, me lutje pafund dhe rrugëtim drejt 
										sekreteve të besimit. 
           
										
Sofrat e syfyrit dhe ato të iftarit 
										zëvendësuan rutinën e përditshme të 11 
										muajve të mëparshëm, duke zëvendësuar 
										njëkohësisht plogështinë me gjallëri, 
										vetminë me shoqëri e, duke u bërë 
										dëshmitarë të harmonisë dhe forcimit të 
										vëllazërisë në mes vete dhe me të tjerët.
           
										
Fitër Bajrami që po vjen, është një 
										mundësi tjetër për të marrë bekimet e 
										Zotit nëpërmjet dëshmimit të përkatësisë 
										fetare, duke u bashkuar të gjithë në 
										namazin e sabahut dhe atë të bajramit, 
										si një familje e vetme, e madhe dhe që 
										përherë ka shumë për të thënë e për të 
										bërë, me vullnetin dhe mbarësinë e Zotit.
           
										
Sfida të reja e presin shoqërinë 
										tonë, rininë shqiptare, fëmijët tanë. 
										Vetëm duke e kthyer mendjen dhe qëllimet 
										nga Zoti, mund të pritet e mira. E deri 
										atë kohë, ne si besimtarë nuk duhet të 
										rrijmë të mbyllur nëpër xhami, as ta 
										bunkerizojmë mendimin dhe thirrjen tonë, 
										përkundrazi duhet ta dëshmojmë atë kudo 
										që të jemi, të bashkëpunojmë për një të 
										ardhme më të mirë, më të dëshmuar si 
										faktor pozitiv e ndërtues në shoqëri, më 
										të fortë, më të organizuar, më të 
										përkushtuar ndaj All-llahut, me 
										mbarësinë e All-llahut! 
           
										
Nuk duhet të presim dhe as të 
										lejojmë që fëmijët tanë të edukohen me 
										mësimet e ateizmit, me edukatën e 
										shthurrjes, me moralin e përzierjes së 
										masave pa besim e fé, por duhet të 
										angazhohemi që ata të rriten me besimin 
										në Një Zot, me edukatën e dijes, me 
										moralin e punës së ndershme, me 
										pastërtinë dhe fisnikërinë e nderit, me 
										vullnetin e forcimit të harmonisë, me 
										respektin e ndërsjellët, me pranimin e 
										tjetrit brenda kufijve të tolerancës së 
										kufijve, jo në vorbullën e tendencave 
										tjetërsuese të vullneteve, qëllimeve, 
										rrugëtimeve shpirtërore.
           
										
Tashmë, Fitër Bajrami po vjen dhe të 
										gjithë e kemi mundësinë për ta dëshmuar 
										Fjalën e All-llahut në gëzimin tonë, që 
										përkthehet me shtimin e adhurimit dhe 
										përkushtimit për t’u bërë mbrojtës në 
										shoqëri, ndërtues me dije, përhapës të 
										shpresës, pranues të vlerave dhe 
										zhvillues të tyre. Prodhues të mendimit 
										dhe bartës të zgjidhjeve për lëngatat e 
										shfaqura e ato që do të pasojnë, në një 
										shoqëri që ka vite që ka e humbur 
										busullën e shpirtit dhe ngjyrën e 
										identitetit.
           
										
Me zemër lutem për ju, All-llahu jua 
										pranoftë adhurimet e këtij muaj, ju 
										bëftë dritë udhëzuese, për vete dhe të 
										tjerë, ju udhëzoftë në jetë dhe ju 
										dhashtë mbrojtje nga çdo e dëmshme.
           
										
     
										Mubarek Fitër Bajramin!
Shkodër, më 7 gusht 2013
        
										
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 



