Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Mbrëmjen e së martës, më 6 gusht 2013, Myftinia Shkodër ka organizuar nja iftar, ku ka bashkuar pjestarët e stafit të brendshëm të saj, imamët e qytetit, këshilltarët dhe drejtues të dy medreseve.
           
Ndonëse një sofër e ngushtë, ajo ka dëshmuar vlerat e mirënjohjes dhe falënderimit për të gjithë ata që u angazhuan që ky muaj i begatë i Ramazanit të dëshmohej sa më afër njerëzve dhe nevojave të tyre shpirtërore, kulturore e besimore.
           
Në fjalën e tij të rastit, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka falënderuar me emër, të gjithë pjestarët e stafit të tij, për angazhimin e madh, këshilltarët për prezencën, imamët e xhamive të qytetit (të pranishmit dhe ata që mungonin për arsye të angazhimeve të Thirrjes) për shërbimet ndaj besimtarëve, drejtuesit e dy medreseve për mbylljen e një sezoni me suksese dhe fillimin e një të riu, në edukim e besim me brezin e ri etj.

Myftiu ka theksuar se ky muaj ishte një mundësi më shumë për të dëshmuar vullnetin e shërbimit ndaj besimtarëve dhe komunitetit.           

Në një atmosferë vëllazërore, të pranishmit kanë këmbyer urimet e tyre me njëri-tjetrin dhe lutjet që Zoti me mirësitë e Tij ta pranojë këtë shërbim dhe adhurimet e këtij muaj plot begati.

        

Myftinia Shkodër shtron iftarin e mirënjohjes dhe falënderimeve - 6 gusht 2013

Myftinia Shkodër shtron iftarin e mirënjohjes dhe falënderimeve - 6 gusht 2013

Myftinia Shkodër shtron iftarin e mirënjohjes dhe falënderimeve - 6 gusht 2013