Ditën e hënë, më 5
gusht 2013, është organizuar iftari i
vëllazërisë dhe binjakëzimit në mes të
Myftinisë Shkodër me atë të Iskenderunit
(Turqi) dhe Këshillin e Bashkësisë
Islame Prizren (Kosovë). Iftari është
organizuar nën përkujdesjen dhe
koordinimin e Atasheut për Çështjet
Fetare në Ambasadën e Turqisë në Tiranë,
z. Shaban Ishlek.
Iftarin e kanë përshëndetur, Myftiu
i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, Atasheu
Shaban Ishlek dhe Kryetari i K.B.I
Prizren Lutfi ef. Ballëk, të cilët kanë
vlerësuar frymën e bashkëpunimit dhe
binjakëzimit në mes institucioneve
përkatëse, si dhe mirësinë e këtyre
ditëve të begata të Ramazanit, në të
cilat shtohen tryezat dhe takimet
vëllazërore.
Është vlerësuar shtimi i
aktiviteteve në dobi të bashkëpunimit
dhe rritjes së takimeve në mes
drejtuesve dhe besimtarëve të
komuniteteve përkatëse.
Iftari është shoqëruar edhe me
këndimin e disa ilahive të bukura nga
hafizë të ardhur nga Turqia, të cilët e
kanë zbukuruar këtë mbrëmje të begatë
vëllazërore.
Të pranishëm në këtë iftar kanë
qenë imamë të Myftinisë Shkodër, imamë
nga Prizreni dhe nga Turqia, drejtues të
shoqatave islame, besimtarë dhe
aktivistë të Myftinisë Shkodër.
|
|
|
|
|
|