Ditën e xhuma, më 2
gusht 2013, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari me një grup këshilltarësh
të Myftinisë Shkodër, ka marrë pjesë në
iftarin e shtruar nga Bashkësia Islame e
Prizrenit, në një nga restorantet e
këtij qyteti.
Në rolin e mikpritësit, Kryetari i
Bashkësisë Islame të Prizrenit, Lutfi ef.
Ballëk, në përshëndetjen e tij ka uruar
të pranishmit me rastin e Muajit Ramazan
dhe ka falënderuar mysafirët nga Shkodra
për pjesëmarrjen e tyre në këtë sofër
vëllazërore e bujare. Ai ka vlerësuar
këto ditë të Ramazanit si mundësi për të
shtuar veprat e mira dhe bamirësitë në
shërbim të komunitetit dhe njerëzve në
nevojë.
Këtë sofër e kanë përshëndetur edhe
ambasadorja e Turqisë në Kosovë, si dhe
përfaqësuesi i lartë i Bashkësisë Islame
Kosovë, z. Resul Rexhepi.
Në
fjalën e tij përshëndetëse Myftiu i
Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
vlerësuar protokollin e binjakëzimit në
mes të dy myftinive dhe marrëdhëniet e
mira dhe vëllazërore në mes tyre. Ai ka
vlerësuar realitetet e lëvizjes së lirë
dhe mundësitë e komunikimit në mes
shqiptarëve në tokën e tyre shekullore.
Njëkohësisht është lutur për mbarësinë e
shqiptarëve, kudo që të jenë.
Gjatë këtij iftari është dëshmuar
edhe një herë vullneti i mirë për
bashkëpunim dhe shtim të aktiviteteve të
përbashkëta fetare dhe sociale në
shërbim të vlerave islame dhe kombëtare
në mesin e shqiptarëve, në krejt trojet
e tyre.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|