Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e xhuma, më 2 gusht 2013, besimtarët muslimanë në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë kanë falur të xhumanë e fundit të muajit Ramazan për këtë vit. Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka mbajtur hytben e kësaj xhumaje në xhaminë e Parrucës.
           
Tema e kësaj xhumaje ka qenë rreth vlerave dhe kuptimeve të Natës së Kadrit. Gjatë hytbes, Myftiu ka ftuar të pranishmit të bëjnë një analizë të lidhjes së tyre me All-llahun (xh.sh), për të arritur në gradën e njohjes, që pasohet me atë të dashurisë dhe që vijohet nga bindja.
           
Myftiu ka theksuar se Nata e Kadrit nuk është thjeshtë një natë, në të cilën njeriu besimtar duhet të përkushtohet maksimalisht dhe më pas ta harrojë Zotin për një vit të tërë. Ai ka kërkuar që muslimanët të lartësohen në marrëdhënie me fenë e tyre duke e praktikuar përherë e më shumë atë, pa pasur ndrojtje e pa iu frikësuar sprovave.
           
Myftiu u ka kujtuar besimtarëve hadithin, në të cilin ftohen për të shtuar adhurimet dhe përkushtimin në Natën e Kadrit, si një dëshmi besimi dhe afrimi me Zotin e gjithësisë.
           
Në hytben e dytë, është bërë lajmërimi i të pranishëmve dhe opinionit besimtar në Shkodër, për lëvizjen më të re të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që ka nisur fushatën për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e xhamisë së re në kryeqytet.

Myftiu ka bërë thirrje që të gjithë të kontribuojnë me sa të kenë mundësi, pasi, siç ka thënë: “xhamia e re është një nevojë e madhe e komunitetit tonë besimtar dhe një padrejtësi në raport me shpërndarjen e objekteve të kultit në kryeqytet, e parealizuar deri sot nga vitet e vështira plot intriga dhe helm kundër fesë islame dhe islamofobia, në vitet e fundit”.
           
Pas përfundimit të namazit të xhumasë, të pranishmit kanë marrë pjesë në dhënien e sadekave të tyre me këtë rast.

        

Hytbeja e fundit e Ramazanit 1434… - 2 gusht 2013

Hytbeja e fundit e Ramazanit 1434… - 2 gusht 2013

Hytbeja e fundit e Ramazanit 1434… - 2 gusht 2013

Hytbeja e fundit e Ramazanit 1434… - 2 gusht 2013