Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Muaji Ramazan është pa dyshim një mundësi e madhe, ku muslimanët e shtojnë edhe më shumë lidhjen dhe vëllazërinë në mes vete, duke e konkretizuar këtë në shumë mënyra, si: dhënia e sadekave, ndarja e zekatit, përkujdesja ndaj jetimëve, njerëzve në nevojë dhe skamnorëve, zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme fetare, organizimi i këndimit të plotë të Kur’anit Famëlartë, shtrimi i iftareve etj.

Mbi këtë rregull, ditën e enjte, më 1 gusht 2013, biznesmeni shkodran Xhevdet Amuli shtroi një iftar vëllazëror, në një prej restoranteve të qytetit Shkodër. I pranishëm në këtë iftar ishte edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar edhe nga drejtues të Myftinisë Shkodër, Medresesë etj. I pranishëm ishte edhe Kryetari i Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu ka falënderuar shembullin e biznesmenëve që përfitojnë nga Muaji Ramazan për të shtuar bamirësitë dhe për të dëshmuar besimin dhe moralin e Islamit në jetën e tyre të përditshme.

Ai është lutur që ky Muaj i Begatë të sjellë përherë mirësi dhe begati në Shkodër, të afrojë zemrat e muslimanëve me njëri-tjetrin, sikurse është lutur që Zoti i gjithësisë ta begatojë pasurinë dhe jetën e kujtdo që afrohet me All-llahun (xh.sh), me forma të ndryshme bamirësie dhe shërbime të dobishme për komunitetin.

        

Ramazani, Muaji i shtimit të sofrave vëllazërore… - 1 gusht 2013

Ramazani, Muaji i shtimit të sofrave vëllazërore… - 1 gusht 2013

Ramazani, Muaji i shtimit të sofrave vëllazërore… - 1 gusht 2013