Ditën e martë, më 30
korrik 2013, Myftinia Shkodër ka shtruar
një iftar për pjesëmarrësit në
aktivitetin e përditshëm gjatë ditëve të
Ramazanit: “Sofra e Kur’anit”, që
zhvillohet pas namazit të iqindisë në
xhaminë e Parrucës, me qëllim leximin e
plotë të Kur’anit Famëlartë.
Gjatë këtij iftari vëllazëror,
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
falënderuar dhe përshëndetur të
pranishmit për angazhimin e tyre për të
mbajtur të gjallë një ndër traditat më
të hershme islame, që buron nga të parët
tanë, plotësimin e leximit të Kur’anit
në muajin Ramazan. Njëkohësisht ka
përshëndetur frymën karakteristike të
tubimeve të Kur’anit, që dominon në
aktivitetin e përditshëm në xhaminë e
Parrucës.
Në tryezat e këtij iftari është
dëshmuar fryma e vëllazërisë islame dhe
kënaqësia e këtij tubimi, si një familje
besimi dhe përkushtimi ndaj Fjalës së
All-llahut.
Në fund të iftarit, imami i xhamisë
Parrucë, teologu Naim Drijaj ka bërë
duanë e rastit dhe ka falënderuar të
pranishmit për këtë angazhim dhe
pjesëmarrje në “Sofrën e Kur’anit”.
|
|
|
|
|