Ditën e dielë, më 28 
										korrik 2013, Myftinia Shkodër ka 
										organizuar një iftar vëllazëror me 
										besimtarë të moshave të ndryshme të 
										xhamisë së lagjes Bahçallëk. 
           
										
Iftari është shtruar në ambientet e 
										xhamisë, në vazhdën e aktiviteteve për 
										gjallërimin e jetës fetare dhe 
										komunitare në xhaminë e kësaj lagjeje, 
										në hyrje të Shkodrës.
           
										
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed 
										Sytari, e ka vlerësuar këtë iftar si një 
										mundësi për të dëshmuar në komunitet 
										vlerën e madhe që ka feja dhe besimi për 
										t’i bashkuar njerëzit, pa dallime 
										moshash e kulturash, edhe në sofra të 
										përbashkëta e familjare, si ky iftar 
										vëllazëror.
           
										
Myftiu ka përshëndetur punën e 
										imamit të xhamisë, si dhe angazhimin e 
										brezit të ri për ta frekuentuar xhaminë, 
										për t’u bërë dëshmitar dhe përçues të 
										mësimeve që mësojnë në këtë vend të 
										adhurimit, lutjes dhe edukimit më të 
										mirë.           
										
Gjatë iftarit janë këmbyer 
										biseda dashamire dhe vëllazërore, ku nuk 
										kanë munguar edhe vlerësimet për këtë 
										organizim sa të thjeshtë, aq edhe të 
										nevojshëm për dëshmimin sa më tërheqës 
										të këtij Muaji të begatë të Ramazanit.
        
										
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
