Ditën e xhuma, më 26
korrik 2013, Myftinia Shkodër ka shtruar
një iftar, në të cilin ka ftuar
drejtuesit e televizioneve lokale të
Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, gazetarë,
operatorë dhe korepsondentë të ndryshëm
të mediave vizive në vend.
Në fjalën e tij përshëndetëse,
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari,
ka vlerësuar kontributin e madh që
gazetarët e Shkodrës kanë dhënë në
përcjelljen e lajmeve, aktiviteteve dhe
veprimtarive të ndryshme të Myftinisë
Shkodër. Për këtë, Myftiu ka shprehur
mirënjohjen e tij personale dhe të
komunitetit musliman të Shkodrës për
këtë punë të vyer. Ai është lutur për
suksese dhe mbarësi në jetën
profesionale dhe personale të secilit,
duke vlerësuar mirësitë e kësaj nate të
begatë të Muajit Ramazan.
Bashkëbisedime të ngrohta dhe
miqësore, i kanë dhënë një frymë
familjare kësaj sofre iftari, në natën e
nëntëmbëdhjetë të këtij Muaj plot Mirësi
e Begati hyjnore.
Të pranishëm në këtë iftar kanë
qenë gazetarë, operatorë e drejtues të:
Tv1 Channel, Tv Rozafa, Tv Antena Nord,
Tv Kopliku, korespondenti i Zërit të
Amerikës, ATSh dhe Radio Jehona.
|
|
|