Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e xhuma, më 26 korrik 2013, nëpërmjet minberit të xhamisë së Parrucës, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka vijuar të flasë mbi vlerën e agjërimit të Ramazanit, si dhe mundësitë e përfitimit nga ditët e tij, në rrugëtimet shpirtërore drejt kënaqësive të All-llahut.
           
Në hytben e ditës së sotme, Myftiu ka folur mbi vlerën e duasë dhe nevojën e kthimit të muslimanëve nga lutja para duarve të Zotit Mëshirues Mëshirëplotë.
           
Gjatë hytbes, janë përmendur argumente të ndryshme nga Kur’ani dhe Tradita Profetike, që ftojnë muslimanin për t’u lidhur me Zotin e tij nëpërmjet rrugëve të duasë, si adhurim më vete.
           
“Në këtë hytbe do të rrëfej edhe një dialog interesant të banorëve të Basras (sot në Irak), me dijetarin dhe njeriun e madh e të përkushtuar, Ibrahim Ibn Ed’hem, shekuj më parë. 

E pyetën: Pse nuk na përgjigjet Zoti, kaq shumë e kemi lutur? Ai, iu drejtua me këto fjalë: Për dhjetë arsye! Së pari: Ju e njihni All-llahun, por nuk ia keni dhënë hakun e Tij. Së dyti: Ju e pretendoni dashurinë e Resulull-llahit (a.s), por jeni larguar nga tradita e tij. Së treti: Ju e lexoni Kur’anin, por nuk veproni sipas mësimeve të tij. Së katërti: Ushqeheni me mirësitë e All-llahut, por nuk e falënderoni si duhet. Së pesti: Thoni se shejtani është armiku juaj, por e ndiqni atë. Së gjashti: E pranoni xhenetin, por nuk punoni për të. Së shtati: E pranoni xhehenemin, por nuk largoheni prej tij me veprat tuaja. Së teti: Thoni se vdekja është hak, por nuk përgatiteni për të. Së nënti: Zgjoheni nga gjumi dhe merreni me hallkun, duke lënë të metat tuaja. Së dhjeti: I varrosni të vdekurit tuaj, por nuk mësoni nga ky fakt!”
– ka thënë Myftiu.           

Në fund të hytbes, është bërë lajmërimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që përcakton se sadekatul-fitri për këtë vit është 300 (treqind) lekë të reja për person.

        

Myftiu flet për vlerën e duasë në hytben e tretë të Ramazanit 1434/2013 - 24 korrik 2013

Myftiu flet për vlerën e duasë në hytben e tretë të Ramazanit 1434/2013 - 24 korrik 2013

Myftiu flet për vlerën e duasë në hytben e tretë të Ramazanit 1434/2013 - 24 korrik 2013