Të mërkurën, më 24 
										korrik 2013, në ambientet e një prej 
										restoranteve të qytetit të Shkodrës, 
										Shoqata “Ardhmëria”, ka shtruar një 
										iftar me rastin e Muajit të Begatë të 
										Ramazanit.
           
										
Myftiu i Shkodrës, imamë, teologë, 
										intelektualë, drejtues të medresesë e 
										shoqatave islame në Shkodër, kanë ndarë 
										mesazhe të harmonisë e vëllazërisë 
										islame në sofrën e këtij iftari bujar, 
										në shoqëri të drejtuesve dhe aktivistëve 
										të Shoqatës “Ardhmëria”.
           
										
Në rolin e përfaqësuesit të shoqatës 
										për Shkodrën, ka përshëndetur teologu 
										Bashkim Bajraktari, që ka uruar agjërim 
										të mbarë dhe të lehtë për të pranishmit.
										
Iftari është përshëndetur edhe 
										nga Drejtori i Shoqatës “Ardhmëria”, me 
										qendër në Tiranë, teologu Ferid Piku. Në 
										fjalën e tij, ai ka vënë theksin te 
										nevoja e bashkëpunimit në mesin e 
										muslimanëve, të cilët kanë mundësi për 
										të dëshmuar mirësitë e fesë së tyre në 
										marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe me 
										shoqërinë. Njëkohësisht ka tërhequr 
										vëmendjen e të pranishëmve drejt 
										përfitimit nga ditët e këtij Muaji për 
										të përfituar nga shpirti i harmonisë dhe 
										vëllazërisë islame.
Edhe Myftiu i 
										Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka 
										vlerësuar se përpjekja për ta rritur 
										cilësinë e perceptimit të agjërimit, në 
										drejtim të rritjes së ndjenjës së 
										vëllazërisë islame dhe bashkëpunimit në 
										mesin e muslimanëve, është një qëllim që 
										nuk duhet lënë pas dore në këto ditë.
										
Myftiu, ka falënderuar 
										kontributin e Shoqatës “Ardhmëria” në 
										shërbim të projekteve dhe aktiviteteve 
										të dobishme islame, veçanërisht në 
										Shkodër. Ai ka falënderuar drejtorin e 
										kësaj shoqate dhe ka uruar agjërim të 
										lehtë e të mbarë për të pranishmit, në 
										ditët e mbetura të këtij Muaj.
        
										
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
