Wassam Azaqeer,
një libanez, i cili jeton në vendin e
rrethuar me ajsbergë, të quajtur
Grenlandë, është muslimani i vetëm në
këtë shtet. Ai agjëron çdo ditë për 21
orë me vendosmëri.
Grenlanda
është ishulli më i madh në botë;
shtrihet mes Atlantikut të Veriut dhe
Oqeantit Arktik, një provincë
vetë-qeverisëse e Danimarkës. Sipas një
raporti të një televizioni Arab, Wasam
Azaqeer, i cili po jeton në Grenlandë
për disa vite, është quajtur “Kolombi
Arab”. Ai është arabi i vetëm musliman,
i cili jo vetëm që ia doli të jetonte në
Grenlandë, pavarësisht udhëtimit të
gjatë e të lodhshëm, por gjithashtu
drejton një biznes të suksesshëm në
kryeqytetin e Grenlandës, të quajtur
Nuuk.
Wassam po menaxhon
restorantin e tij, ku mikpret 200
klientë çdo ditë. Muaji i Ramazanit këtë
vit qëlloi në verë, kështu që Wassam
duhet të agjërojë për 21 orë dhe pas
iftarit ai ka vetëm dy orë për të
përgatitur syfyrin, vaktin para fillimit
të agjërimit të ditës tjetër. Gjatë
këtyre dy orëve Wassam ka për të kryer
faljen e Akshamit dhe të Jacisë.
Ai thotë se është krenar që është
muslimani i vetëm në ishull, i cili
agjëron edhe falet në emër të Allahut.
Wassam thotë se shpesh mendon për të
shkuar në Libi gjatë këtij muaji, por ai
e ndalon veten duke menduar se nëse ai e
lë Grenlandën, nuk do të ketë më kush të
agjërojë apo të falet në ishull.
Përktheu nga
anglishtja:
Indira
Krymi, Shkodër
|