Për të tetin vit me
radhë, minibashkia “Bajram Pasha” e
Stambollit në bashkëpunim me Bashkinë
Shkodër dhe Myftininë Shkodër, kanë
shtruar iftarin e madh në pedonalen e
Bashkisë Shkodër, ditën e mërkure, më 17
korrik 2013.
Me qindra besimtarë kanë mbushur
tryezat e shtruara me këtë rast, duke
dëshmuar një frymë besimi dhe harmonie
islame, për të cilën karakterizohet
qyteti i Shkodrës.
Pak para fillimit të këtij iftari,
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
dhënë një mesazh të vëllazërisë dhe të
harmonisë islame, si dhe ka falënderuar
drejtuesit e minibashkisë “Bajram
Pasha”, në një lidhje të drejtpërdrejtë
me televizionin turk “Tek Rumeli”.
Myftiu ka vlerësuar shpirtin e historisë
që bashkon shqiptarët me turqit, si
drejtues dhe bashkësundues të botës për
shekuj me radhë, gjatë shekujve të artë
të kalifatit osman. Myftiu ka dhënë
mesazhe të besimit dhe shfrytëzimit të
ditëve të Muajit Ramazan për të ndërtuar
në jetë, edhe për Zërin e Amerikës dhe
TRT Turke.
Aktiviteti ka vijuar me leximin e
pjesëve kur’anore dhe ezanit live nga
vëllau Ervin Metani. Më pas, Myftiu i
Shkodrës dhe Kryetari i Bashkisë Shkodër
kanë dhënë mesazhet e tyre për të
pranishmit, duke vlerësuar ditët e
Ramazanit si mundësi pajtimi,
vëllazërimi dhe besimi.
Të pranishmit kanë shijuar edhe
këndimin e ilahive të shumta të kënduara
nga artistët shqiptarë dhe ata të ardhur
nga Stambolli.
“Karvani i bereqetit”, siç është
titulluar kjo sofër e begatë, do të
vijojë edhe në disa prej qyteteve të
Shqipërisë, për të vijuar rrugëtimin e
saj drejt vendeve të tjera të Ballkanit.
|
|
|
|
|
|
|
|
|