Ditën e shtunë, më 13
korrik 2013, imamët e Myftinisë Shkodër
kanë marrë pjesë në iftarin e shtruar
nga Shoqata “Istanbul”, në ambientet e
Medresesë së vajzave.
Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka falënderuar drejtuesit
e kësaj shoqate për këtë ftesë bujare
dhe ka theksuar se Muaji Ramazan shërben
për të mbledhur besimtarët në sofrat e
besimit dhe të vëllazërisë.
Me
këtë rast, Myftiu ka bërë thirrje që
imamët dhe drejtuesit e institucioneve
islame të kenë parasysh ruajtjen e
harmonisë dhe shenjtërimin e vëllazërisë
islame në mes vete. Ai ka kërkuar që
amaneti i Thirrjes Islame dhe shërbimet
ndaj këtij amaneti të jenë mbi çdo
prioritet tjetër të krejt imamëve,
myftinive dhe shoqatave bamirëse islame.
Myftiu ka falënderuar
kontributin e Shoqatës “Istanbul”, që
prej vitesh po krijon një traditë të
vyer në shtrimin e iftareve, në shenjë
të bamirësisë dhe vëllazërisë islame.
Pas një iftari vëllazëror, të
pranishmit kanë falur së bashku namazin
e akshamit.
Muaji Ramazan është muaj në të
cilin shtohen sofrat e iftarit, si
shenjë e vëllazërisë, harmonisë dhe
bashkëpunimit në mesin e muslimanëve dhe
pjestarëve të shoqërisë ku ata jetojnë.
|
|
|
|