E xhumaja e 12
korrikut 2013, ishte e para e muajit
Ramazan 1434/2013. Me këtë rast, Myftiu
i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
mbajtur hytben e xhumasë në xhaminë e
Parrucës.
Në fjalën e tij para të pranishëmve
të shumtë, Myftiu ka vënë theksin te
nevoja për të njohur Zotin, për ta
dashur Atë dhe për të kërkuar lartësimin
shpirtëror nëpërmjet ndjekjes së rrugëve
të adhurimit.
Myftiu i është referuar hadithit
kudsij, ku All-llahu Mëshirëplotë i
drejtohet njerëzve: “O robët e Mi!
Unë ia kam ndaluar padrejtësinë Vetes
Sime. E kam bërë atë të ndaluar edhe në
mesin tuaj, prandaj mos i bënë
padrejtësi njëri-tjetrit!”. Ky
hadith, - ka theksuar Myftiu, - është
një mundësi më shumë për të kuptuar
veten në raport me Zotin dhe për të
kërkuar përherë e më shumë adaptimin me
kërkesat hyjnore, për të vërtetuar
plotësisht qenien tonë “kalifë” të Zotit
në tokë.
Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu ka
përmendur se agjërimi nuk është thjesht
qëndrimi pa ngrënë e pa pirë, brenda
limiteve kohore të përcaktuara, por një
mundësi reflektimi për rregullimin e
marrëdhënies në mesin tonë dhe Krijuesit
Fuqiplotë, si dhe në mesin tonë me
njëri-tjetrin.
Myftiu ka kërkuar që ky muaj
duhet të shënojë një kthesë të madhe nga
falja, largimi nga thashethemet,
përgojimi si dhe duhet të bëhet shkak
për pastrimin e zemrës nga gjurmët e
shirkut, në rrugën e fitimit të pëlqimit
hyjnor.
|
|
|