Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Pasditën e së hënës, më 8 korrik 2013, Myftinia Shkodër ka organizuar një ceremoni fetare në pritje të Hënës së Re të Muajit Ramazan 1434/2013.
           
Aktiviteti, që përsëritet për të dytin vit radhazi, u zhvillua në oborrin e xhamisë së Parrucës. Me këtë rast, sektori i rinisë pranë Myftinisë Shkodër kishte vendosur edhe “Çadrën e Ramazanit”, për të shpërndarë për të pranishmit dhe kalimtarët e shumtë, kalendarin e Muajit Ramazan, shoqëruar me dhurata të ndryshme që lidhen me këtë muajt të begatë dhe mesazhet që përcjell tek njerëzit.
           
Ceremonia ka nisur me këndimin e një pjese kur’anore nga vëlla Ervin Metani. Më pas, imami i xhamisë Parrucë, teologu Naim Drijaj, ka mbajtur një fjalë, ku ka përmendur mirësitë e mëdha dhe vlerat e çmuara të muajit Ramazan. Në fjalën e tij është lutur që ky muaj të jetë i mbarë dhe i lehtë për të gjithë agjëruesit.
           
Aktiviteti ka vijuar me këndimin e ilahisë “Mirë se vjen Ramazan” nga teologu Resmi Likaj, e përgatitur enkas për këtë muaj të begatë dhe plot mirësi.
           
Në një moment pranë kohës së akshamit dhe hyrjes së Hënës së Re të Ramazanit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka lexuar mesazhin e tij drejtuar muslimanëve të Zonës Shkodër, me rastin e fillimit të Ramazanit 1434/2013.
           
Në këtë mesazh, ndër të tjera, Myftiu është lutur edhe për të burgosurit, për familjet e ngujuara, për të sëmurët, për emigrantët, punonjësit e rendit, ushtarët, sportistët, gazetarët, operatorët etj, që agjërojnë Ramazanin, duke kapërcyer edhe mbi paragjykimet.
           
Teologu Arben Halluni ka lexuar për të pranishmit 30 hadithe të zgjedhura nga fjalët e Hz. Muhammedit (a.s), me të cilat ka uruar një agjërim të lehtë dhe të mbarë për të gjithë.
           
Momenti më kulminant i këtij aktiviteti ka qenë këndimi i ezanit të akshamit, që ka shënuar edhe fillimin e natës së parë të Ramazanit. Me përqafime dhe lutje uruese, të pranishmit janë përshëndetur me Myftiun dhe imamët e pranishëm, duke uruar një Ramazan të mbarë dhe plot sihariqe.

     

Muslimanët e Shkodrës presin Hënën e Re të Ramazanit 1434/2013 - 8 korrik 2013

Muslimanët e Shkodrës presin Hënën e Re të Ramazanit 1434/2013 - 8 korrik 2013

Muslimanët e Shkodrës presin Hënën e Re të Ramazanit 1434/2013 - 8 korrik 2013

Muslimanët e Shkodrës presin Hënën e Re të Ramazanit 1434/2013 - 8 korrik 2013

Muslimanët e Shkodrës presin Hënën e Re të Ramazanit 1434/2013 - 8 korrik 2013