Për të tretin vit
radhazi, ditën e xhuma, më 5 korrik
2013, Myftinia Shkodër ka organizuar
aktivitetin ndërkombëtar “Sofra e
Kur’anit”, në xhaminë e Parrucës.
Fillimisht, nga minberi i xhumasë,
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
lajmëruar të pranishmit se të ftuar
specialë të kësaj xhumaje, janë edhe:
Hafiz Abdylgafarr Levent, (vaiz i
xhamisë Fatih), Stamboll, Hafiz Mehmet
Duma, (muezin i xhamisë Sulejmanije),
Stamboll, Hafiz Hasan Kara, (imam i
xhamisë “Sulltan Ahmet”), Stamboll dhe
Hafiz Elsaid Fatih Alsaid, nga Danimarka.
Myftiu ka vlerësuar se ky aktivitet
është një sihariq hyjnor për një muaj të
begatë të mbushur me besim, aktivitete
dhe bamirësi.
Menjëherë pas
namazit të xhumasë, teologu Arben
Halluni ka bërë prezantimin e
aktivitetit, ku ka vlerësuar
pjesëmarrjen e hafizëve të nderuar nga
Stambolli, në mesin e besimtarëve
shkodranë. Ai ka theksuar se ky
aktivitet është pjesë e një mori
tubimesh, tribunash dhe aktivitetesh
fetare që ka planifikuar Myftinia
Shkodër për Muajin e Begatë të Ramazanit
të sivjetshëm.
Më pas, hafizët e
nderuar kanë kënduar pjesë të ndryshme
nga Kur’ani, duke e gjallëruar xhaminë
dhe duke krijuar emocione të veçanta,
nëpërmjet zërit kumbues dhe melodioz.
Aktiviteti është mbyllur me një duá
nga Hafiz Elsaid Fatih Alsaid, që ka
emocionuar të pranishmit dhe ka
përcjellë një përshpirtësi të munguar.
|
|
|
|
|