Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Paraditën e së enjtes, më 4 korrik 2013, Myftiu i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e fundit me imamët, në prag të Muajit Ramazan.
               
Objekt I kësaj mbledhje ka qenë përfitimi nga Muaji Ramazan, për të përcjellë tek besimtarët mesazhet e besimit, përuljes ndaj Zotit, harmonisë dhe mirëkuptimit në komunitet.
               
Me këtë rast, Myftiu ka dhënë edhe disa porosi për imamët e Myftinisë Shkodër, për të cilat ka kërkuar që të respektohen, si pjesë e rëndësishme e disiplinës së këtij muaji plot mirësi. Ndër të tjera, ka kërkuar që:

1. Të ketë nnjë përkujdesje të veçantë për mbarëvajtjen e këtij muaji, në ruajtjen e harmonisë dhe vëllazërisë në mesin e pjestarëve të xhematit dhe komunitetit përreth xhamisë.

2. Respektimi i kohëve të ezanit, sipas kalendarit zyrtar, të shpërndarë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, sidomos për dy kohët më të rëndësishme, imsaku dhe akshami.

3. Të mbahen hytbe e derse mbi rëndësinë e Muajit Ramazan, për vlerën e sadekasë në të, për dhënien e zekatit në të, për teuben gjatë ditëve të tij, për vëllazërimin në mesin e muslimanëve etj.

4. Të respektohet falja e namazit të teravisë 20 rekate të lehta, si falje tradicionale e këtij muaji. Kushdo që dëshiron të zgjasë këndimin e Kur’anit në këtë namaz, me këdo nga xhemati a me krejt xhematin, të shtojë namazin deri në 36 rekate, si shenjë përkushtimi. Të mos rëndohen njerëzit me lexime të gjata a të ngjashme.

5. Duke nisur nga dita e parë e agjërimit e deri më 27 Ramazan, pas namazit të iqindisë, ditë pas dite, në xhaminë e Parrucës do të organizohet leximi i plotë i Kur’anit Famëlartë. Imamët të prezantojnë dhe të tërheqin me vete edhe pjestarë të xhematit të xhamive përkatëse.

6. Ditën e xhuma, më 5 korrik 2013, nga të gjitha minberet e Myftinisë Shkodër të bëhet mbledhje fondesh për aktivitetet dhe bamirësitë e ndryshme të Ramazanit.
 
Më pas, teologu Arben Halluni, ka bërë një prezantim të aktiviteteve fetare dhe shfrytëzimin e medias për dhënien e ezanit, zhvillimin e emisioneve fetare etj.               

Për të gjithë imamët është bërë shpërndarja e kalendarëve dhe posterave të Muajit Ramazan.

     

Imamët, mbledhja e fundit në prag të Ramazanit - 4 korrik 2013

Imamët, mbledhja e fundit në prag të Ramazanit - 4 korrik 2013

Imamët, mbledhja e fundit në prag të Ramazanit - 4 korrik 2013