Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e xhuma, më 28 qershor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka mbajtur hytben e xhumasë në xhaminë e lagjes Perash. Temë e hytbes së xhumasë ka qenë abuzimi dhjetra vjeçar me pronat e muslimanëve në Shkodër dhe Shqipëri.
           
Fillimisht, Myftiu ka shprehur zhgënjimin e tij dhe keqardhjen e madhe, që ndonëse kanë kaluar mbi 20 vite nga ndryshimi i sistemeve politike në Shqipëri dhe rikthimi i lirisë së besimit, akoma sot pronat e muslimanëve mbeten peng i një abuzimi të madh, sipas kapriçove të pushteteve në këtë vend.
           
Në k��të kontekst, Myftiu ka folur mbi vakëfin e xhamisë Perash, ku para disa ditësh, banorë të kësaj lagjeje, kanë shfaqur tendencën e tyre për uzurpimin e një pjese të konsiderueshme të tij. Me këtë rast, Myftiu ka treguar para të pranishëmve dokumentet legjitime që vërtetojnë pronësinë e rregullt mbi këtë pronë. Njëkohësisht, Myftiu i ka bërë apel autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar, nga Presidenti, Kryeministri, Komiteti i Kulteve, autoritetet lokale të Shkodrës dhe përtej tyre, që të kthejnë kokën me përgjegjësi nga vakëfet e nëpërkëmbura të Myftinisë Shkodër dhe të mos lejojnë që njerëz të papërgjegjshëm të guxojnë zaptimin e ri të tyre.

Myftiu ka theksuar se: “Pronat tona janë të shenjta dhe do t’i mbrojmë në mënyrën më legjitime, duke mos toleruar asnjeri, me pushtet a pa pushtet, me dije a me injorancë, që të guxojë prekjen e tyre, siç ka ndodhur gjatë këtyre dekadave të fundit!”

Myftiu ka ftuar të pranishmit që të mos heshtin përballë padrejtësisë së dekadave të fundit ndaj pronave të muslimanëve. “Ditën kur një Myfti i Shkodrës, do të deklarojë se të gjitha pronat tona u kthyen dhe u kompensuan, atë ditë do të kemi të drejtë të themi se faqja e ateizmit dhe afetarizmit u mbyll në Shkodër dhe Shqipëri. Ndërkohë, do të punojmë në të gjitha format legjitime për të mbrojtur pronat që kemi dhe kthimin në identitet të pjesës së mbetur, që është shumë e madhe”.

Myftiu ka kërkuar që edhe Komiteti Shtetëror i Kulteve të bëjë punën e duhur në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështje dhe të mos qëndrojë pasiv ndaj fenomenit të nëpërkëmbjes së pronave të muslimanëve në Shkodër.

     

Myftiu: “Nuk i kemi askujt borxh në vakëfin tonë të shenjtë në Perash!” - 28 qershor 2013

Myftiu: “Nuk i kemi askujt borxh në vakëfin tonë të shenjtë në Perash!” - 28 qershor 2013

Myftiu: “Nuk i kemi askujt borxh në vakëfin tonë të shenjtë në Perash!” - 28 qershor 2013

Myftiu: “Nuk i kemi askujt borxh në vakëfin tonë të shenjtë në Perash!” - 28 qershor 2013