Pasditën e së xhumasë,
më 28 qershor 2013, Myftinia Shkodër ka
organizuar promovimin e dy botimeve të
saj më të reja, “Toleranca në
Islam” dhe “Grupi i
shpëtuar është i gjithë ummeti islam”
të përkthyera nga thirrësi islam Lavdrim
Hamja.
Aktiviteti është përshëndetur nga
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i
cili pasi ka falënderuar përkthyesin për
punën plot zell dhe prodhimtari, ka
vlerësuar dy librat e rinj si të
vlefshëm dhe të nevojshëm për
bibliotekën islame në gjuhën shqipe.
Myftiu ka përmendur se libri
“Toleranca në Islam”, shkruar
nga Dr. Sheuki Ebu Khalil, një ndër
personalitetet më të famshëm të
historisë islame të shekullit, është
padyshim një botim me vlerë, për të
lexuar dhe kuptuar nëpërmjet argumenteve
të bollshme, realitetin e marrëdhënies
së muslimanëve me jomuslimanët, gjatë
shekujve.
Ka vlerësuar gjithashtu librin
“Grupi i shpëtuar është i gjithë
ummeti islam”, si një përpjekje
të lavdëruar për të shëruar injorancën
dhe keqpërdorimin e teksteve fetare nga
individë dhe grupe të caktuara, brenda
familjes islame.
Mbi librin e parë ka folur teologu
Arben Halluni, që ka referuar rreth
temës: “Mbi tolerancën ndërfetare në
Islam”. Ndërkohë, teologu Idmir Plaku ka
zhvilluar një recensë të librit të dytë,
ku ka diskutuar rreth temës: “Ymeti
islam dhe sprova e përçarjes”.
Aktiviteti është përshëndetur edhe
nga H. Fejzi Zaganjori, imam i xhamisë
Rus, i cili ka vlerësuar punën dhe
angazhimet e thirrësit islam Lavdrim
Hamja, si dhe i ka uruar suksese të
mëtejshme në punën e tij.
Në fjalën e tij përshëndetëse para
të pranishëmve, përkthyesi Lavdrim Hamja,
ka falënderuar bashkëpunëtorët,
Myftininë Shkodër, familjen dhe miqtë e
tij për mbështetjen dhe mendimet e vyera,
gjatë punës për nxjerrjen në dritë të
këtyre dy libra të rinj.
Ai ka theksuar se është detyrë e
teologëve dhe thirrësve të rinj, të mos
lënë pas dore botën e librit, të
përkthejnë e të shkruajnë, për të mirën
e vetë librit dhe Thirrjes Islame.
|
|
|
|
|
|