Pasditën e së
mërkurës, më 26 qershor 2013, Myftiu i
Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur
në një takim të përzemërt Konsullin e
Shtetit të Kuvajtit në Tiranë, z. Fajsal
Al-Bakr.
Fillimisht, Myftiu i ka uruar
mirëseardhjen në Shkodër z. Al-Bakr,
duke e konsideruar këtë vizitë si një
ogur i mirë, në prag të fillimit të
Muajit Ramazan. Kjo, edhe për faktin se
Ambasada e Kuvajtit në Tiranë, ka
dërguar një sasi ndihmash ushqimore për
Myftininë Shkodër, si pjesë e projektit
bamirës në vigjilje të Muajit Ramazan.
Gjatë takimit, Myftiu i Shkodrës dhe
Konsulli i Kuvajtit, kanë diskutuar edhe
mbi realizimin e projekteve të ndryshme,
në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.
Myftiu ka falënderuar Shtetin e Kuvajtit
dhe shoqatat e ndryshme bamirëse të
këtij vendi mik e vëlla, për angazhimin
e madh në shërbim të Thirrjes Islame në
çdo cep të botës, si dhe në Shqipëri.
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i
ka dorëzuar konsullit Al-Bakr, një
falënderim dhe mirënjohje, drejtuar
ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, z.
Najjeb Al-Bader, si dhe Qeverisë së
Kuvajtit, për kontributin dhe praninë e
tyre në Shqipëri, si një mbështetje e
rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm
të lidhjes në mes dy popujve dhe
kontributin në rrugën e gjallërimit të
vlerave islame.
Me rastin e kësaj vizite të
Konsullit të Kuvajtit, Myftinia Shkodër
ka bërë shpërndarjen e 30 pakove me
ushqime për Shtëpinë e Fëmijës në
Shkodër, në prani edhe të drejtorit të
këtij institucioni, z. Arjan Dushaj.
|
|
|
|
|