Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e dielë, më 23 qershor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka marrë pjesë në votimet për zgjedhjet e reja parlamentare të Shqipërisë. Duke hedhur votën e tij, Myftiu ka uruar mbarësi dhe sukses edhe për komisionerët dhe stafin e pranishëm në qendrën e votimit.
           
Më pas, Myftiu ka dhënë një mesazh për mediat e pranishme, ku fillimisht ka uruar që këto zgjedhje të jenë sa më të qeta, të mbara dhe të qytetëruara. Myftiu ka bërë thirrje dhe ka ftuar qytetarët që të dalin në votime, të mos neglizhojnë për të realizuar një të drejtë të tyre legjitime, që është e drejta e pjesëmarrjes në votime.
           
Në mesazhin e tij, Myftiu është lutur që këto zgjedhje të shënojnë një progres në cilësinë e zhvillimit të tyre, për nga atmosfera dhe qetësia. Njëkohësisht është lutur që kandidatët të kenë suksese, si dhe të zgjedhurit të kenë mbarësi në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

     

Myftiu i Shkodrës voton për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit  - 23 qershor 2013

Myftiu i Shkodrës voton për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit  - 23 qershor 2013

Myftiu i Shkodrës voton për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit  - 23 qershor 2013