Ditën e enjte, më 20
qershor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka ftuar në një takim
pune, imamët e Myftinisë Shkodër. Kjo
mbledhje vjen në atmosferën e takimeve
që Myftiu zhvillon me imamët në prag të
muajit Ramazan.
Takimi ka nisur me leximin e një
pjese kur’anore nga H. Vehbi Dani. Më
pas, Myftiu ka mbajtur fjalën e rastit,
duke u ndalur në disa pika të
rëndësishme, që i paraprijnë pritjes sa
më normale dhe me sukses muajit të
Ramazanit.
Gjatë kësaj mbledhje janë diskutuar
gjerësisht disa tematika, që kanë të
bëjnë me ruajtjen e frymës së
aktivitetit në xhamitë e Shkodrës,
nevojës për perfeksionimin e
performancës së imamëve në hytbe, derse
dhe jashtë xhamisë, nevojën e ruajtjes
së frymës së harmonisë dhe vëllazërisë
islame dhe mbrojtjen e xhamive nga çdo
tendencë përçarëse, nga kushdo qoftë.
Më pas, Myftiu ka dëgjuar nga
imamët shqetësimet dhe mendimet e tyre
në lidhje me tematikat e mbledhjes. Në
përfundim të mbledhjes, Myftiu ka uruar
mbarësi dhe sukses për imamët dhe punën
e tyre në shërbim të vlerave islame.
|
|
|