Paraditën e së martës,
më 18 qershor 2013, Myftiu i Shkodrës
Imam Muhamed Sytari, ka pritur në një
takim të përzemërt e vëllazëror, Myftiun
e Elbasanit H. Agim Duka, në shoqëri të
studiuesit ing. Mukhtar El-Mesalati (Universiteti
i Mbretit Abdulaziz, Xheddah - Arabia
Saudite), si dhe të një grupi imamësh
dhe antarë të xhemateve të Elbasanit.
Fillimisht, Myftiu i ka uruar
mirëseardhjen në Shkodër homologut të
tij dhe ka shprehur kënaqësinë e tij për
këtë vizitë vëllazërore në Shkodër, që
vjen në atmosferën e prag-Ramazanit.
Të dy myftilerët kanë bashkëbiseduar
për gjendjen e dy myftinive,
aktualitetin e Thirrjes Islame në vend,
çështjen e pronave vakëf, atë të
botimeve dhe aktivitetit fetar në xhami
dhe jashtë tyre.
Nga ana e tij Myftiu i Elbasanit H.
Agim Duka, ka theksuar se këto vizita e
rrisin frymën e bashkëpunimit dhe të
harmonisë në mes të myftinive, imamëve
dhe xhemateve përkatëse. Njëkohësisht,
ka theksuar se kjo vizitë vjen në kuadër
të aktiviteteve të larmishme që
organizon Myftinia Elbasan me imamët dhe
xhematet e saj.
Një bashkëbisedim të ngrohtë, Myftiu
i Shkodrës ka zhvilluar edhe me
studiuesin ing. Mukhtar El-Mesalati,
autor i një libri me vlera mbi Kur’anin
Famëlartë, në gjuhën angleze, të cilin e
ka falënderuar për vizitën dhe praninë e
tij në Shkodër.
Me rastin e kësaj vizite, janë
këmbyer dhuratat simbolike dhe më pas
është vizituar edhe xhamia e Parrucës,
ku është kryer edhe falja e namazit të
mesditës me xhemat. Pas namazit të
mesditës, Myftiu i Shkodrës dhe ai i
Elbasanit, i janë drejtuar besimtarëve
të pranishëm me një përshëndetje
vëllazërore.
|
|
|
|