Pasditën e së hënës,
më 10 qershor 2013, ka nisur edicioni i
parë i Kupës “Vllaznimi”, në mesin e
xhamive të Myftinisë Shkodër.
Aktiviteti sportiv, më i madh i
vitit, ka mbledhur përfaqësues të 16
ekipeve, ku janë përfshirë përfaqësues
të xhamive të qytetit dhe të xhamive të
zonave të Myftinisë Shkodër.
Në fjalën e hapjes, para të
pranishëmve, përgjegjësi i sektorit të
arsimit, teologu Arben Halluni, ka
shpjeguar rëndësinë e këtij aktiviteti
dhe nevojën për të afruar sa më shumë
aktivitete dhe risi për të rinjtë e
xhamive të Shkodrës.
Imam Muhamed Sytari, në fjalën e tij,
ka vënë theksin te nevoja e organizimit
të muslimanëve në Shkodër. Ai ka
theksuar se ky aktivitet nuk duhet të
forcojë idenë e ndarjes në parti e grupe,
por të nxisë më shumë frymën e
vëllazërisë dhe harmonisë në mesin e
muslimanëve. Myftiu ka kërkuar nga të
rinjtë që të kuptojnë drejtë rëndësinë e
të qenurit musliman dhe domosdoshmërinë
e mos shitjes së identitetit dhe fytyrës,
për asnjeri në botë.
Aktiviteti është përshëndetur edhe
nga përgjegjësi i sektorit të rinisë,
teologu Ervil Kuçi.
Pas hedhjes së shortit, kanë nisur
ndeshjet e para dhe pritet që në harkun
e tetë ditëve, të zhvillohen ndeshjet në
mesin e xhamive të Myftinisë Shkodër.
Sipas shortit të hedhur, do të jenë
këto përballje:
Ana e
Malit – Vau i Dejës
Dajç – Bërdicë
Rrethina – “Ebu Bekër”
Perash – Guri i Zi
Bahçallek – Bushat
Ajasëm – Kiras
Rus – Parrucë
Postribë –
Tophanë
Në përfundim të
këtyre ndeshjeve, do të zhvillohen edhe
fazat e mëtejshme, deri në finalen e
Kupës “Vllaznimi”.
|
|
|
|
|