Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Doli nё qarkullim libri mё i ri i Myftiut tё Shkodrёs Imam Muhamed Sytari, “NÚN - PASHA LAPSIN...”, me shënimet vetjake nga periudha e drejtimit të Myftinisë Shkodër, prill 2010 – prill 2013.
           
Librit hapet me parathёnien e Mr. Muhidin Ahmeti (Austri), nё tё cilёn, ndёr tё tjera shkruan se: “Veprimtaritë e pasura dhe të shumëllojshme të mbartësit të funksionit të Myftiut të Shkodrës gjatë periudhës në fjalë, hytbet, fjalimet, kujtimet, përkujtimet e ngjarjeve dhe të manifestimeve të ndryshme kanë një rëndësi të veçantë për Shkodrën dhe shkodranët. Në këtë aspekt ky libër shënon një periudhë në historinë e Myftinisë së Shkodrës dhe komunitetit mysliman shqiptar në përgjithësi”.
           
Ndёrkohё, nё hyrjen e kёtij libri, autori ka treguar arsyet qё e tёrhoqёn pёr botimin e kёtij libri, si dhe ka bёrё njё pёrshkrim tё shpejtё tё historisё sё re tё Myftinisё Shkodёr, myftilerёve tё 20 viteve tё fundit dhe arsyet e pranimit tё detyrёs sё Myftiut tё Zonёs Shkodёr.

“Ky libёr ёshtё pёrmbledhje e kujtimeve, gjurmёve, mesazheve dhe pёrshpirtёsive tё pёrjetuara gjatё kёsaj periudhe nё drejtim tё Myftinisё Shkodёr. E kam titulluar me ajetin e parё tё sures Nun, qё personifikon hoken e bojёs dhe lapsin, me tё cilin ёshtё regjistruar e zeza mbi tё bardhё... Si tё thuash, njё mёnyrё e tё shprehurit tё nёnshtrimit ndaj thirrjes hyjnore: “Dhe thuaj: Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t'ju njoftojë për atë që vepruat”.[1]
           
All-llahu e pranoftё si shenjё sinqeriteti e shёrbimi, gabimet m’i faltё e drejt Dritёs sё Tij mё drejtoftё pёrherё!”
– shkruan autori.
           
Libri “NÚN - PASHA LAPSIN...” ka 260 faqe, tё ndara nё pesё kapituj: “Kujtime dhe gjurmё”, “Me shkas”, “Studime”, “Mesazhe” dhe “Pasqyra e hytbes”.


[1] Kur’ani, 9:105.

   

“NÚN - PASHA LAPSIN...”, libri mё i ri nga Imam Muhamed Sytari