(Reportazh)
H. Fejzi
Zaganjori
Imam, xhamia
Rus
Razma është një ndër
vendet më të bukura i zgjedhur nga
Myftinia e Shkodrës për të zhvilluar
aktivitetin e përvitshëm
fetare-artistike-kulturore e sportive me
rreth 400 nxënës dhe nxënëse që
marrin pjesë në kurset e mësim besimit
në xhamitë e ndryshme të Shkodrës.
Hapësirat e shumta të kësaj pike
turistike e bëjnë plotësisht të mundshme
për të realizuar këtë aktivitet në
natyrë që është sa e hijshme dhe aq i
pastër.
Organizimi:
Sektori i arsimit pranë Myftinisë e
kishte parashikuar në planin vjetor të
vitit 2013 për të zhvilluar këtë
aktivitet e shumë të tjera dhe ishte
miratuar nga Myftiu Imam Muhamed Sytari
si një veprimtari sa edukative aq dhe
frytdhënëse për të gjithë nxënësit dhe
nxënëset. U caktua data 18 maj 2013,
ditë e shtunë për t’u zhvilluar
aktiviteti. Për këtë qëllim nga sektori
i arsimit u njoftuan 20 xhamitë e para
(pas një kohe do të zhvillohen edhe me
xhamitë e tjera) të rrethit dhe rreth
400 nxënës e nxënëse për të marrë pjesë
si dhe programi që do të realizohet.
Nisja nga xhamia e Parrucës
Në orën 08.30 u bë grumbullimi e
kursantëve në sheshin e xhamisë së
Parrucës, ku të gjithë ishin të
shoqëruar nga imamët e xhamive përkatëse.
Në fillim u bë një takim i shkurtër,
ku drejtuesi i sektorit të arsimit,
teologu Arben Halluni, i cili në këtë
fushë ka një eksperiencë të gjatë, dha
këshillat e rastit si për rregullin dhe
disiplinën që duhet të pasqyrohen në
Razëm.
Më pas sipas xhamive u bë
akomodimi në 8 autobusë dhe në të
njëjtën kohë u bë nisja për në Razëm.
Gjatë udhëtimit nxënësit dhe
nxënëset të gëzuar dhe të entuziazmuar
për këtë ekskursion kënduan pjesë nga
Kur’ani Famëlartë, ilahi, salavate etj,
ndërsa imamët trajtonin biseda të
shkurtra fetare si dhe prezantonin çdo
fshat e vend që kalonin autobusët.
Arritja në Razëm
Ekskursionistët e Myftinisë Shkodër
arritën në pikën magjepse turistike, në
një fushë të madhe e rrethuar me pyje
dhe bimësi të rrallë dhe me një bukuri
tërheqëse që i ka dhuruar i Madhi Zot.
Por ky peizazh e ky vend mori një
ridimensionim të bukurive, e këtë ia
dhanë gumëzhitjet si cicërima zogjsh,
vajzat e djemtë e xhamive të Shkodrës,
të cilët premtojnë për të ardhmen e fesë
Islame si një shembull dhe pasqyrë e
pastër jo vetëm për moshatarët e tyre
por për të gjithë grupmoshat.
Qëndrimi në Razëm
Pas një pushimi të shkurtër filluan
veprimtaritë të ndara sipas grupeve në
bazë të programit. Teologu Arben
Halluni bëri ndarjen dhe mbi bazën e
kësaj përcaktoi dhe vendqëndrimet e
ndryshme të zhvillimit të aktiviteteve.
U zhvilluan konkurse të këndimit të
disa sureve të Kur’anit të shenjtë, mbi
njohjen e haditheve të Profetit Muhamed
a.s, mbi kushtet e imanit, të Islamit,
mbi jetën e Pejgamberit a.s, mbi
historinë Islame, etj. Ishte më të
vërtetë kënaqësi kur nxënësit shpejtonin
të përgjigjeshin me saktësi. Kjo tregon
punën e mirë dhe predispozicionin e
imamëve për të përgatitë kursantët dhe
angazhimin e këmbënguljen e sektorit të
arsimit për të ndjekur hap pas hapi
përgatitjen e imamëve. Krahas kësaj
veprimtari u zhvilluan edhe veprimtari
të tjera argëtuese dhe sportive si
futboll, volejboll, shëtitje nëpër Razëm
etj.
Mbi të gjitha ajo që
rrezatoi dhe la gjurmë të pakrahasueshme
mbi të gjithë banorët e zonës, për ne
dhe nxënësit dhe nxënëset ishte thirrja
e ezanit për të falur pastaj namazin e
drekës. Të gjithë djemtë dhe vajzat
vraponin për të kryer këtë detyrim. Kjo
skenë na kujton kohën kur Bilali
thërriste ezanin në Medine dhe qyteti
binte në heshtje për të kryer namazin.
Kthimi në Shkodër
Pas një qëndrimi disa orësh
dhe me shpresë që misioni u krye,
morëm rrugën për në Shkodër. Nxënësit
kur të arrijnë në një moshë të madhe do
ta kujtojnë me nostalgji këtë datë, të
mbushur me shumë veprimtari. Mërzitja
vinte se kjo ditë iu dukë e shkurtër dhe
dëshironin që të mos mbaronte dhe
shprehnin dëshirën që të përsëritet sa ë
shpesh. Gjatë bisedave të lira me
nxënësit, ata falënderonin Allahun
xh.sh, për realizimin e një veprimtarie
të tillë. Nxënësit dhe nxënëset edhe pse
ishin të panjohur, ata u miqësuan me
njëri-tjetrin, fituan përvojë të re të
vëllazërimit të madh Islam dhe me
shpresë se një veprimtari e tillë me
këto përmasa do të jetë një mësim për
jetim e tyre.
Mbyllje
Edhe unë së bashku me të gjithë
hoxhallarët e tjerë iu lutëm Allahut
xh.sh për këtë organizim dhe në të
ardhmen të ketë sa më shumë veprimtari
masive që i shërbejnë edukimit
moralo-fetar e qytetar dhe njohjen e
vlerave të larta Islame. I Madhi Zot i
shpërbleftë organizatorët në të dy jetët.
Lutem që Allahu xh.sh t’iu dhurojë të
gjithëve shpërblimet, sidomos në këto
muaj të madhërueshëm. Amin!
|
|
|
|
|