Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Me ftesë të Forumit të Rinjve Muslimanë në St. Gallen të Zvicrës, nga datat 18-20 maj 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të FRM.
           
Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, Myftiu i Shkodrës ka marrë pjesë në mbrëmjen përkujtimore të 10-vjetorit të themelimit të FRM, ku ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse në emër të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça. Myftiu ka përgëzuar punën e spikatur dhe aktivitetin e zhvilluar nga FRM, si dhe është lutur për suksese të mëtejshme dhe mbarësi për të gjithë drejtuesit dhe aktivistët e tij.
           
Myftiu ka zhvilluar edhe një takim dhe bashkëbisedim të ngrohtë me dijetarin e shquar dhe eruditin e mirënjohur nga Pakistani, Mufti Muhammed Takijuddin El-Uthmani, i pranishëm në këtë aktivitet.
           
Më pas, ai ka zhvilluar nja takim të përzemërt e vëllazëror në selinë e FRM, ku është pritur nga Drejtori I Përgjithshëm, Mr. Ahmed Mehmedi, Kryetari I FRM, Sherif Roçi dhe antarët e tjerë.
           
Gjatë bashkëbisedimit është folur mbi aktivitetet fetare dhe shoqërore që organizon FRM, si dhe janë diskutuar rrugët dhe mënyrat e bashkëpunimit, për të rritur sa më shumë afrimin dhe lidhjen në mesin e muslimanëve shqiptarë.
           
Imam Muhamed Sytari dhe Mr. Ahmed Mehmedi kanë këmbyer edhe dhuratat simbolike të këtij takimi të përzemërt e vëllazëror.
           
Myftiu ka vizituar edhe xhamitë e muslimanëve shqiptarë, ku ka zhvilluar takime me imamët dhe besimtarët, si dhe ka mbajtur disa ligjërata e bashkëbisedime fetare.
           
Fillimisht, të dielën, më 19 maj 2013, pas namazit të sabahut në xhaminë “El-Hidaje”, në St. Gallen, Myftiu ka mbajtur një ligjëratë për të pranishmit dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me ta, si dhe me imamin e kësaj xhamie, Hafiz Mehas Alija.
           
Ndërkohë, pas namazit të drekës në xhaminë “Al-Shems”, në Rebstein, Myftiu ka referuar në një tribunë fetare të paralajmëruar nga imami i kësaj xhamie, z. Enes Koshi.
           
Myftiu ka vizituar edhe xhaminë “Meka”, në Schaffhausen, ku ka falur edhe namazin e iqindisë. (Xhamia “Meka”, më parë ka qenë kishë, të cilën muslimanët shqiptarë e kanë blerë dhe e kanë kthyer në një xhami të bukur e të pastër, ku kryhen ritet dhe tubimet fetare).           

Pas akshamit në xhaminë “Buhara”, në Kradolf, Myftiu ka mbajtur një ligjëratë fetare dhe një duá, si dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë e vëllazëror me imamin e saj, z. Emin Odai dhe vëllezërit e pranishëm.

Përkujtohet 10 vjetori i FRM në St. Gallen, Zvicër - 18-20 maj 2013