Ditën e enjte, më 2
maj 2013, gjatë fjalës së tij para
besimtarëve të pranishëm në tubimin
fetar në fshatin Kosmaç, Imam Muhamed
Sytari ka përmendur rastin e familjes
Kasemi, në shtëpinë e së cilës ra zjarr
para disa ditëve, duke shkaktuar dëme
materiale.
Myftiu kërkoi nga të pranishmit që
pas përfundimit të këtij tubimi, të
organizohej një fushatë sensibilizuese,
për të grumbulluar sadeka, në ndihmë të
kësaj familje. Dhe kështu ndodhi. Në
fund të tubimit, Myftiu ftoi të
pranishmit që ta pasonin në dhënien e
sadekasë, sipas mundësisë, për të
ndihmuar menjëherë këtë familje me një
fëmijë jetim.
Shumën e konsiderueshme të mbledhur,
Myftiu i Shkodrës, në shoqëri të imamit
të xhamisë, imamëve shoqërues të tij dhe
këshillin e xhamisë, ia ka dorëzuar
personalisht familjes Kasemi, në një
vizitë të papritur në shtëpinë e tyre.
Myftiu ka uruar fillimisht
shpëtimin e familjarëve dhe fëmijës
jetime, nga shpërthimi i zjarrit. Ai ka
thënë se kjo është një sprovë që ka rënë
në këtë familje por, ka konfirmuar se
bashkësia e muslimanëve është përherë në
solidaritet të plotë me njerëzit në
nevojë. Myftiu ka shprehur mirënjohje
për besimtarët që kontribuuan për këtë
ndihmë dhe ka uruar që familja Kasemi ta
rimarrë veten sa më parë nga kjo ndodhi
e vështirë.
|
|
|
|