Paraditën e së enjtes,
më 2 maj 2013, Myftinia Shkodër ka
organizuar një aktivitet fetar masiv në
fshatin Kosmaç, Komuna Bushat.
Aktiviteti, që zhvillohej në oborrin
e xhamisë, nisi me leximin e disa
ajeteve kur’anore, pas të cilave teologu
Arben Halluni foli mbi rëndësinë e
tubimeve në të cilat përmendet All-llahu
dhe udhëzimi i Tij, në Kur’an dhe në
jetën e Profetit Muhammed (a.s).
Imam Muhamed Sytari, Myfti i Zonës
Shkodër, në fjalën e tij ka folur mbi
dashurinë e Hz. Muhammedit (a.s) për
ymetin e tij, para se ata të ishin në
këtë jetë. Ka përmendur dashurin�� e
sahabëve për të dërguarin e All-llahut
dhe ka sjellë shembuj mbi këtë dashuri.
Myftiu ka kërkuar që përherë në
jetën e besimtarit, të ketë një moment
reflektimi, në të cilin të pyesë veten:
Sa e dua unë All-llahun? Sa e dua
Resulull-llahin? Sa jam i gatshëm unë
sot, për ta shtrirë dorën e besës dhe të
përuljes para mësimeve dhe udhëzimeve të
fesë sime? Etj.
Në fjalën e tij, ka kërkuar që
familja shqiptare të mbrohet me anë të
besimit dhe fesë, të mos ketë ndrojtje
për të dëshmuar identitetin islam, të
mos ndikohet nga thirrjet shterpë të
atyre që thërrasin për zhveshje nga
Islami, në një mënyrë a një tjetër.
Më pas, janë kënduar ilahi, pjesë
nga “Mevludi ” i Hafiz Ali Ulqinakut dhe
salavate, nga: z. Bujar Hoxhani (imami i
xhamisë Kosmaç), H. Shukri Kapllan (imam
i xhamisë Bushat), z. Nadi Braqi etj.
Në përfundim të këtij aktiviteti,
H. Fejzi Zaganjori ka bërë duanë e
tubimit dhe më pas besimtarët janë
përshëndetur dhe me njëri-tjetrin dhe
kanë falur namazin e mesditës në
ambientet e xhamisë.
|
|
|
|
|