Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e martë, më 23 prill 2013, Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako me libra në Bibliotekën Publike të Shkodrës. Kjo iniciativë, ka ardhur në kuadër të Ditës Botërore të Librit, si një mesazh për kthimin e vëmendjes ndaj librit dhe shpirtit të tij.
           
Në takimin me drejtorin e Bibliotekës së Shkodrës, z. Gjovalin Çuni, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka theksuar se këto libra janë një dhuratë simbolike dhe një mesazh për të ftuar të gjithë qytetarët e Shkodrës për të kontribuar për bibliotekën e qytetit. Ai ka vlerësuar nismën e Bibliotekës së Shkodrës për të ftuar qytetarët shkodranë për të dhuruar një libër në këtë ditë.
           
Në mesazhin e tij para mediave të pranishme, Myftiu i Shkodrës ka shpjeguar se Myftinia Shkodër është e interesuar që libri të vlerësohet dhe të mbrohet, të lexohet dhe të ketë një përkujdesje maksimale ndaj tij. “Në Kur’an, Zoti është betuar për Librin, Lapsin, Hoken e bojës dhe e ka lartësuar vendin e dijetarëve. Prandaj mesazhi ynë është që njerëzit mos ta lënë pas dore librin, ta posedojnë atë, ta lexojnë dhe të përpiqen që nëpërmjet botës së tij të zbukurojnë jetën dhe realitetin e tyre ku jetojnë”- ka thënë Myftiu.
           
Në mesin e librave që Myftinia Shkodër i ka dhuruar sot Bibliotekës Publike të Shkodrës, bie në sy vepra ët autorëve të afirmuar, si: H. Vehbi S. Gavoçi, Fethullah Gylen, Osman Nuri Topbash, Bediuzzeman Said Nursi etj.

  

Myftinia Shkodër dhuron libra në Ditën Botërore të Librit - 23 prill 2013

Myftinia Shkodër dhuron libra në Ditën Botërore të Librit - 23 prill 2013

Myftinia Shkodër dhuron libra në Ditën Botërore të Librit - 23 prill 2013