Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e enjte, më 18 prill 2013, në prag të namazit të mesditës, Myftinia Shkodër ka organizuar ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Kuç, Komuna Guri i Zi.

Xhamia e re e fshatit Kuç, vjen në vazhdën e bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Shoqatën Bamirëse “Mirësia”, që ka arritur të ndërmjetësojë me një grup bamirësish nga Bahrejni, për ndërtimin e kësaj xhamie të re.

Pas prerjes së shiritit të inaugurimit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka falënderuar bamirësin nga Bahrejni, z. Nebil Muhammedi, i cili ka qenë i pranishëm në këtë ditë të gëzueshme për Myftininë Shkodër dhe besimtarët muslimanë të fshatit Kuç. Myftiu është lutur që shpërblimi i kësaj vepre bamirësie të jetë shembull i besimit dhe vëllazërisë në mesin e muslimanëve kudo në botë. Njëkohësisht është lutur që besimtarët e këtij fshati ta kenë pikë orientimi në jetën e tyre xhaminë e re dhe mësimet që do të marrin prej saj.

Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj xhamie kanë marrë pjesë edhe të ftuar të shumtë, si: Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, përfaqësues të Komunës Guri i Zi, drejtues të shoqatave partnere, drejtues të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, imamë të xhamive të qytetit dhe fshatit etj.

Të pranishmit janë përshëndetur edhe nga përfaqësuesi i donatorëve, z. Nebil Muhammedi, i cili ka uruar të pranishmit për xhaminë e tyre të re. Ai ka shpjeguar se fondet për ndërtimin e kësaj xhamie janë mbledhur, si një sadeka, në një ditë të shenjtë si ajo e Arefatit, në haxhin e para dy viteve. Ai ka shpjeguar: “Po qëndronim në një prej çadrave të Arefatit, kur së bashku me disa vëllezër vendosëm që në atë ditë të madhnueshme të jepnim sadeka, me anën e të cilave të ndërtonim një xhami në një vend të largët… Ishte rizku i juaj dhe kjo mirësi u kthye në një simbol vëllazërimi, sepse muslimanët, kudo qofshin janë vëllezër. Në emër të krejt shokëve dhe vëllezërve të mi ju falënderoj që denjuat të pranonit këtë dhuratë simbolike dhe vëllazërore prej nesh! E gëzofshi xhaminë e re!”.

Kanë përshëndetur edhe të ftuarit, që kanë shprehur urimet më të përzemërta për xhaminë e re dhe komunitetin e besimtarëve të saj. Në fund, Drejtori i Shoqatës “Mirësia”, z. Korab Kaja, ka falënderuar donatorët dhe ka vlerësuar bashkëpunimin me Myftininë Shkodër. Ai ka theksuar se shoqata që ai drejton do të vazhdojë të bashkëpunojë me Myftininë Shkodër në projekte të dobishme për komunitetin. Njëkohësisht ka uruar besimtarët për xhaminë e re.

Së bashku, të pranishmit kanë falur namazin e parë të mesditës në këtë xhami dhe janë lutur bashkërisht për suksese dhe mbarësi të komunitetit.  

  

Hap dyert xhamia e re në fshatin Kuç - 18 prill 2013

Hap dyert xhamia e re në fshatin Kuç - 18 prill 2013

Hap dyert xhamia e re në fshatin Kuç - 18 prill 2013

Hap dyert xhamia e re në fshatin Kuç - 18 prill 2013

Hap dyert xhamia e re në fshatin Kuç - 18 prill 2013

Hap dyert xhamia e re në fshatin Kuç - 18 prill 2013