Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Paraditën e së mërkures, më 10 prill 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim pune Drejtorin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Dr. Ramiz Zekaj.
           
Gjatë këtij takimi, Myftiu ka shprehur vullnetin dhe dëshirën e madhe të Myftinisë Shkodër për të ndërtuar edhe disa xhami të reja në qytetin e Shkodrës. Myftiu ka theksuar se ka akoma lagje muslimane që nuk kanë xhami, sikurse ka konstatuar se gjatë tre viteve të fundit është rritur bashkëpunimi i Myftinisë Shkodër me partnerë dhe investitorë të huaj dhe vendas për ndërtimin e xhamive të reja në Zonën e saj, sikurse dëshmohet qartë nga realiteti.
           
Myftiu i Shkodrës dhe Drejtori i AIITC kanë zhvilluar edhe një vizitë në dy prej vakëfeve më të mundshme, ku Myftinia Shkodër po lobon dhe është e interesuar për të ndërtuar një qendër islame dhe një xhami të re.
           
Myftiu ka mirëpritur propozimin e drejtorit të AIITC për afrimin e një investimi të huaj për realizimin e qëllimit për të cilin Myftinia Shkodër është e interesuar.           

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në shërbim të projekteve të përbashkëta fetare, kulturore e bamirëse.

  

Myftinia Shkodër lobon për ndërtimin e xhamive të reja në qytet - 10 prill 2013

Myftinia Shkodër lobon për ndërtimin e xhamive të reja në qytet - 10 prill 2013

Myftinia Shkodër lobon për ndërtimin e xhamive të reja në qytet - 10 prill 2013

Myftinia Shkodër lobon për ndërtimin e xhamive të reja në qytet - 10 prill 2013