Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e shtunë, më 6 prill 2013, është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Myftinisë Shkodër. Në qendër të vëmendjes kanë qenë disa çështje, që kanë të bëjnë me zhvillimet e jetës fetare, aktivitetin e Myftinisë Shkodër, imazhin dhe shërbimet e mëtejshme në rrugën e forcimit të Thirrjes Islame në Shkodër dhe krejt zonën e saj.
           
Fillimisht, Myftiu ka dhënë një informacion për kontrollin e drejtorisë së Vakf-Investime dhe asaj të Financës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, bërë në Myftininë Shkodër ditën e martë, më 2 prill 2013.
           
Më pas është folur dhe diskutuar gjatë rreth përmbytjes së fundit të Xhamisë së Plumbit. Myftiu ka informuar Këshillin e Myftinisë për të gjitha hapat e ndjekur deri tani në lidhje me këtë xhami. Me këtë rast Myftiu ka informuar: “Dua t’ju bëj me dije se Shkodra ka vite që qeveriset bardh e zi, diku investohet e diku bëhet sikur. Diku ka vëmendje për trashëgiminë e diku bëhet sikur. Ju e dini mirë këtë. Në këtë pjesë të dytë, hyjnë zonat muslimane dhe trashëgimia islame e qytetit tonë, ta themi pa ndrojtje. Unë i kam shkruar Ministrit të Kulturës, Kryetarit të Bashkisë, Prefektes, Komitetit të Kulteve etj, në lidhje me Xhaminë e Plumbit. Akoma asnjë përgjigje!? E kuptoni se ku jemi dhe me se përballemi?!”
           
Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar edhe mbi projektet e gjallërimit të jetës fetare dhe marrëveshjet e Myftinisë Shkodër me shoqatat dhe partnerët e ndryshëm, në rrugën e forcimit të bashkëpunimit në mes të faktorëve islamë në Shkodër dhe përtej saj.
           
Një vend të veçantë në këtë mbledhje i është kushtuar edhe ndërtimit të xhamive të reja dhe afrimit të përurimit të disa prej tyre. Këtu, Myftiu ka informuar se është gati në fazat e përurimit Xhamia e re në lagjen Dërgut, xhamia e fshatit Kuç, xhamia në fshatin Bërdicë, xhamia në Mes-Myselim, sikurse po punohet maksimalisht për ndërtimin e xhamisë në fshatin Barbullush dhe në fshatin Trush. Myftiu ka informuar edhe për lobimin e Myftinisë Shkodër për të afruar investime të reja për ndërtimin e dy xhamive të reja në qytet, si dhe në disa fshatra të Shkodrës.

  

Këshilli i Myftinisë zhvillon mbledhjen e radhës - 6 prill 2013

Këshilli i Myftinisë zhvillon mbledhjen e radhës - 6 prill 2013