Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Me ftesë të Unionit të Shqiptarëve Muslimanë të Italisë (UAMI), Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka marrë pjesë në Takimin e VI- të vjetor të UAMI, me temë: “Tradita islame tek shqiptarët vlerat dhe sfidat në një kontekst të ri”, organizuar në Cavallino-Triporti, Venezia, në datat 30 mars – 1 prill 2013.
           
Gjatë këtij takimi vëllazëror me vlera të mëdha është dëshmuar një frymë e pastër e marrëdhënies dhe komunikimit islam në mesin e të pranishëmve, të cilët kanë ndarë më njëri-tjetrin kënaqësinë e ditëve të kaluara në adhurim, këshillim, lutje, biseda vëllazërore, aktivitete të larmishme etj.
           
Të ftuar si referues në këtë aktivitet kanë qenë edhe personalitete të afirmuara të Thirrjes Islame dhe studiues të traditave islame në trojet shqiptare, si: Muhidin Ahmeti (Austri), Bashkim Aliu (Zvicër), Agron Tufa (Shqipëri), Davide Piccardo (Itali), Elmaz Fida (Shqipëri) etj.
           
Në ditën e dytë të këtij aktiviteti, ka referuar edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, që ka hedhur dritë dhe ka shpjeguar rolin e hoxhallarëve të shquar të Shkodrës dhe përtej saj në edukimin e brezave me dritën e dijes dhe besimit, nxitjen për të mësuar gjuhën shqipe nëpërmjet krijimit të abetareve shqip me shkronja arabe, paralajmërimin e tyre për rrezikun e komunizmit dhe sistemin e tij antivlerë, me të cilin e shkatërroi shoqërinë shqiptare etj.
           
Myftiu i është përgjigjur edhe pyetjeve të bëra nga të pranishmit, duke nxjerrë në dritë nevojën për afirmimin e mëtejshëm të këtyre personaliteteve që qëndrojnë në themelet e identitetit kombëtar shqiptar.
           
Gjatë këtij aktiviteti, Myftiu është takuar edhe me Kryetarin e UAMI, z. Briken Bakalli, të cilin e ka falënderuar për ftesën dhe njëkohësisht ka vlerësuar se organizime të këtij lloji, janë një kontribut i madh, me të cilin UAMI konfirmohet si një mbrojtës i mirë dhe përçues i denjë i vlerave tona islame dhe kombëtare.
           
Myftiu është takuar edhe me z. Davide Hamza Piccardo,  Kryetar i Këshillit Koordinativ të Shoqatave Islame në Milano, të cilin e ka ftuar për vizitë në Shkodër. Sikurse është takuar edhe me studiuesit islamë dhe imamët e afirmuar shqiptarë, si: Mr. Muhidin Ahmeti, Mr. Bashkim Aliu, z. Hasan Baftjari, zv/kryetar i Forumit Rinor Islam (FRI), Shkup etj.           

Unioni i Shqiptarëve Muslimanë të Italisë është themeluar në mars të vitit 2009, përfaqësohet në 25 qytete të ndryshme, si dhe përfshin 6 shoqata dhe 3 qendra kulturore islame në Itali.

  

Imam Muhamed Sytari merr pjesë në Takimin e VI- të vjetor të UAMI

Imam Muhamed Sytari merr pjesë në Takimin e VI- të vjetor të UAMI

Imam Muhamed Sytari merr pjesë në Takimin e VI- të vjetor të UAMI

Imam Muhamed Sytari merr pjesë në Takimin e VI- të vjetor të UAMI

Imam Muhamed Sytari merr pjesë në Takimin e VI- të vjetor të UAMI

Imam Muhamed Sytari merr pjesë në Takimin e VI- të vjetor të UAMI

Imam Muhamed Sytari merr pjesë në Takimin e VI- të vjetor të UAMI

Imam Muhamed Sytari merr pjesë në Takimin e VI- të vjetor të UAMI