Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Pasditën e së enjtes, më 28 mars 2013, Myftinia Shkodër dhe Shoqata “Burimi”, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, në shërbim të interesave të përbashkëta islame në Zonën e Shkodrës. Marrëveshja është nënshkruar nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari dhe Drejtori i Shoqatës “Burimi”, teologu Sokol Mandi.
           
Vlen të përmendet se kjo marrëveshje vjen në kuadër të nënshkrimit të protokolleve të bashkëpunimit me partnerët e ndryshëm, me të cilët Myftinia Shkodër zhvillon projekte dhe aktivitete të përbashkëta në drejtim të rritjes dhe gjallërimit të Thirrjes Islame në Shkodër dhe përtej saj.
           
Pjesë e kësaj marrëveshje, do të jenë edhe aktivitetet e ndryshme kulturore, fetare, kurset dhe trajnimet, projekti për mbështetjen e duatëve, promovimi i botimeve të ndryshme fetare e kulturore etj.
           
Myftinia Shkodër dhe Shoqata “Burimi”, kanë bashkëpunuar që në ditët e para të krijimit të kësaj shoqate në Shkodër, ku vlen të përmenden kurset fetare gjatë stinës së verës, që kjo shoqatë organizon në ambientet e saj, ndërmjetësimi i saj për tërheqjen e donacioneve për ndërtimin e xhamisë së re në lagjen “Dërgut”, botimi i librave me tematikë fetare etj.
           
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy firmëtarët janë lutur që bashkëpunime të frytshme të ketë gjatë ditëve në vijim, në shërbim të vlerave islame dhe gjallërimit të jetës fetare e kulturore islame në Shkodër.

  

Myftinia Shkodër dhe Shoqata “Burimi”, marrëveshje bashkëpunimi - 28 mars 2013

Myftinia Shkodër dhe Shoqata “Burimi”, marrëveshje bashkëpunimi - 28 mars 2013

Myftinia Shkodër dhe Shoqata “Burimi”, marrëveshje bashkëpunimi - 28 mars 2013