Duke nisur nga dita e
hënë, më 25 mars 2013, për çdo ditë të
javës, në dy-tre xhami të qytetit të
Shkodrës, besimtarët do të kenë mundësi
të ndjekin derse të larmishme në fusha
të ndryshme të shkencave dhe historisë
islame, si: fikhu, morali islam, jeta e
profetit Muhammed (a.s), jeta e sahabëve,
jeta e profetëve, libri: “Rijadus-salihine”,
libri: “40 hadithet e Neveviut”, tefsir
etj.
Protagonistët e këtyre derseve do të
jenë imamët teologë të qytetit të
Shkodrës, të cilët do të angazhohen për
mbarëvajtjen e këtyre derseve, në dobi
të besimtarëve. Në këto takime me dobi
fetare, besimtarët do të kenë mundësi të
mësojnë dhe të përfitojnë sa më shumë,
të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje
nga njerëz me kompetencë në dituritë dhe
shkencat e ndryshme islame.
Më poshtë, tabela me shpërndarjen e
kësaj nisme të re të Myftinisë Shkodër:
Tabela e derseve në xhamitë
e Shkodrës
(Fillon që nga
dita e hënë, më 25 mars 2013)
E hënë:
Xhamia Kiras,
pas akshami – Ruzhdi Plangaj
Xhamia
Perash, pas akshami – Resmi Likaj
Xhamia Tophanë, pas akshami – Muhamed
Sytari
E martë:
Xhamia Parrucë, pas akshami – Naim
Drijaj
Xhamia Rus, pas akshami –
Durim Kasemi
Xhamia e Medresesë, pas
akshami – Adem Pizga
E
mërkure:
Xhamia “Ebu Bekër”,
pas akshami – Idmir Plaku
Xhamia
Dudas, pas akshami – Ervil Kuçi
Xhamia Kiras, pas akshami – Gilman
Kazazi
E enjte:
Xhamia Tepe, pas akshami – Ylli Buraniqi
Xhamia Parrucë, pas akshami – Idmir
Plaku
Xhamia Tophanë, pas akshami –
Hysen Muça
E xhuma:
Çdo imam mban 20 minuta para xhumasë një
ders të përgjithshëm
dhe hytben e
xhumasë në xhaminë përkatëse.
E shtunë:
Xhamia Rus,
pas akshami: Ervil Kuçi
Xhamia e
Medresesë, pas akshami: Durim Kasemi
Xhamia Perash, pas akshami: Bashkim
Bajraktari
E dielë:
Xhamia “Ebu Bekër”, pas akshami – Gilman
Kazazi
Xhamia Dudas, pas akshami –
Naim Drijaj
Myftinia Shkodër ju
fton të merrni pjesë në këto derse që do
të zhvillohen me rregullsi ne xhamitë e
qytetit Shkodër.
|