Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Paraditën e së martës, më 19 mars 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka zhvilluar një inspektim në terren për të parë nga afër gjendjen e deritanishme të dy xhamive të reja në ndërtim, asaj në fshatin Barbullush dhe tjetrës, te Ura e vjetër e Bunës.
           
Fillimisht në Barbullush, ku ndërtimi vazhdon me rregullsi, Myftiu ka ndjekur nga afër punimet dhe ka shfaqur mendimet e tij edhe në lidhje me shfrytëzimin e mëtejshëm të vakëfit të kësaj xhamie. Është vlerësuar mundësia e shfrytëzimit të terrenit, jashtë projektit të xhamisë që do të financohet nga Myftinia e Iskenderunit në Turqi, në shërbim të komunitetit. Në këtë drejtim, Myftinia Shkodër po shqyrton dy kërkesa që kanë mbërritur ditët e fundit për shfrytëzimin e këtij terreni.
           
Myftiu ka parë nga afër edhe gjendjen e xhamisë te Ura e Bunës, ku për arsye të kushteve të vështira atmosferike të ditëve të fundit, punimet janë pezulluar. Përtej kësaj, minareja e kësaj xhamie ka mbërritur drejt fundit, duke u bërë shenjë dalluese edhe nga larg.           

Myftiu është lutur që këto punime të vazhdojnë me rregullsi dhe dy xhamitë e reja të përfundojnë sa më parë, brenda afateve të përcaktuara, në mënyrë që besimtarët të kenë mundësi të frekuentojnë me rregullsi namazet dhe rite të tjera fetare në to.

Inspektohen punimet për ndërtimin e dy xhamive të reja - 19 mars 2013