Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditen e së hënës, më 18 mars 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka thirrur imamët teologë të qytetit Shkodër, në një takim pune mbi gjallërimin e jetës fetare në Shkodër.
           
Në fillim, Myftiu ka falënderuar kontributin e deritanishëm të imamëve të xhamive të qytetit, duke vlerësuar angazhimin e tyre, që pasqyrohet shumë mirë me shtimin e rinisë në të gjitha xhamitë e qytetit, sidomos në ditën e xhuma dhe në ligjëratat e ndryshme fetare.
           
Myftiu ka vënë në dukje faktin e shtimit të sfidave ndaj identitetit islam në Shqipëri dhe veçanërisht në Shkodër, si pasojë e politikave bardh e zi, që po ndikojnë në shtimin e heshtur të islamofobisë në qytetin e Shkodrës dhe në institucionet e tij. Për këtë fakt, Myftiu ka kërkuar vëmendje të madhe dhe angazhim maksimal për të kryer me devotshmëri shërbimet ndaj xhamisë dhe frekuentuesve të saj, brenda objekteve dhe jashtë tyre.
           
Gjatë këtij takimi, Myftiu ka kërkuar nga imamët vazhdimësinë e këtij angazhimi, në shërbim të Thirrjes Islame dhe zgjimit të ndjenjave islame natyrale në genet e rinisë shkodrane, që trashëgon një emër të madh dhe një traditë të pastër islame nga baballarët.
           
Myftiu ka informuar imamët për projektin më të ri të Myftinisë Shkodër për rritjen e numrit të derseve dhe ligjëratave fetare në çdo ditë të javës dhe në të gjitha xhamitë e Shkodrës. Për këtë, ai ka vënë në dijeni imamët e nderuar për planin e ri dhe shpërndarjen e programit të Myftinisë Shkodër, që do të bëhet publik duke nisur nga e hëna e ardhshme, më 25 mars 2013.           

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për projekte të tjera të dobishme për rritjen e shërbimeve fetare dhe afrimin sa më tepër të rinisë me frymën e besimit, dhe moralit islam.

 

Myftiu mbledh imamët e qytetit për gjallërimin e jetës fetare - 18 mars 2013

Myftiu mbledh imamët e qytetit për gjallërimin e jetës fetare - 18 mars 2013