Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së hënës, më 18 mars 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim pune, Drejtorin e Shoqatës “Burimi”, z. Sokol Mandi, me të cilin ka zhvilluar një bashkëbisedim të frytshëm e vëllazëror.
           
Në qendër të takimit ka qenë bashkëpunimi i Myftinisë Shkodër me Shoqatën “Burimi” në kuadër të projekteve që lidhen me jetën fetare dhe aktivitetin e xhamisë në Shkodër. Myftiu ka theksuar se është e domosdoshme që bashkëpunimet në mes të institucioneve islame në vendin tonë të jenë sa më të frytshme dhe të karakterizuara nga fryma e vëllazërisë së shenjtë që i bashkon dhe largpamësia për një të ardhme më të mirë e më të organizuar.
           
Në emër të Myftinisë Shkodër Myftiu ka falënderuar kontributin e Shoqatës “Burimi”, në drejtim të realizimit të shumë projekteve bamirëse, kulturore dhe edukative, që kanë një rëndësi më shumë në rrugën e ruajtjes dhe kultivimit të vlerave islame në Shkodër.
           
Pjesë e bisedave ka qenë edhe përfundimi i xhamisë së re në lagjen Dërgut, ku Myftiu ka marrë garancitë për përfundimin në një kohë shumë të afërt të punimeve për këtë xhami të re e të nevojshme për banorët muslimanë të lagjes Dërgut.           

Shumë shpejt, Myftinia Shkodër dhe Shoqata “Burimi” do të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi në dobi të projekteve të përbashkëta në shërbim të Thirrjes Islame.

 

Myftiu pret në një takim pune Drejtorin e Shoqatës “Burimi”, z. Sokol Mandi - 18 mars 2013

Myftiu pret në një takim pune Drejtorin e Shoqatës “Burimi”, z. Sokol Mandi - 18 mars 2013