Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 15 mars 2013, në prag të namazit të xhumasë, në xhaminë e Perashit është organizuar një ceremoni me rastin e inaugurimit të përfundimit të punimeve për zgjerimin e kësaj xhamie.
           
Në prani të besimtarëve të pranishëm, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka vlerësuar këtë ditë si një moment të shënuar për xhematin e xhamisë së lagjes Perash dhe për mbarë komunitetin musliman të Shkodrës.

Ai ka theksuar se nevoja për zgjerimin e xhamive, është lajmi më i mirë që mund të vijë sot për shoqërinë shqiptare dhe rininë e saj, sidomos kur ditë pas dite shoqëria e jonë po rrëshqet në një humnerë dekadente, larg besimit në Zotin, larg moralit të fesë e virtyteve të tij. Myftiu ka uruar që xhamia e Perashit të vazhdojë të jetë një vatër e mirëfilltë për edukimin e besimtarëve me dashurinë dhe frikën e Zotit, si dhe një shembull pozitiv për krejt xhamitë e tjera të qytetit dhe fshatit           

Myftiu ka kërkuar që shiritin e përfundimit të këtyre punimeve ta presë muezini i vjetër i xhamisë Perash, Haxhi Qemal Tafili, që është shoqëruar edhe me tekbire dhe lutje mbarësie për krejt komunitetin.

 

Inaugurohet xhamia e zgjeruar e lagjes Perash - 15 mars 2013

Inaugurohet xhamia e zgjeruar e lagjes Perash - 15 mars 2013

Inaugurohet xhamia e zgjeruar e lagjes Perash - 15 mars 2013

Inaugurohet xhamia e zgjeruar e lagjes Perash - 15 mars 2013