Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdrekën e së xhumasë, më 8 mars 2013, pas përfundimit të ceremonisë së gur-themelit të xhamisë së re në fshatin Barbullush, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim të përzemërt homologun e tij Myftiun e Iskenderunit H. Hamdi Kavillioğlu.
           
Fillimisht, Myftiu i Shkodrës ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tij për Myftiun Kavillioğlu, për angazhimin e tij dhe të Myftinisë që drejton për mbledhjen e fondeve të mjaftueshme për ndërtimin e xhamisë së re në fshatin Barbullush, në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit në mes të dy myftinive.
           
Nga ana e tij, Myftiu Kavillioğlu ka vlerësuar se ceremonia e sotme ishte një tregues i veprimit të drejtë dhe të duhur të ndërmarrë nga Myftinia e Iskenderunit për sponsorizimin e një xhamie të re në Shkodër. Ai ka vlerësuar marrëdhëniet e mira në mes të dy myftinive dhe me këtë rast e ka ftuar Myftiun e Shkodrës për një vizitë në Iskenderun në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.
           
Bashkëbisedimi ka vijuar rreth temave që kanë të bëjnë me projektet e ndryshme të dy myftinive dhe nevojën e bashkëpunimeve të mëtejshme, në të mirë të komuniteteve.
           
Me rastin e këtij takimi, dy myftilerët kanë këmbyer edhe dhuratat simbolike të rastit.           

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe atasheu turk z. Shaban Ishlek dhe teologu Arben Halluni.

 

Imam Muhamed Sytari pret në një takim të përzemërt Myftiun Kavillioğlu - 8 mars 2013

Imam Muhamed Sytari pret në një takim të përzemërt Myftiun Kavillioğlu - 8 mars 2013

Imam Muhamed Sytari pret në një takim të përzemërt Myftiun Kavillioğlu - 8 mars 2013