Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga minberi i xhamisë së fshatit Barbullush, në prani të besimtarëve të shumtë që morën pjesë në ceremoninë e gur-themelit të xhamisë së re të këtij fshati, të xhumanë, më 8 mars 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka folur mbi rëndësinë dhe vlerën që kanë xhamitë për shoqëritë njerëzore.
           
Myftiu ka theksuar se nevoja e natyrshme e njeriut për të besuar plotësohet edhe me një vend në të cilin njeriu e adhuron Zotin dhe prej aty merr nxitjet e para për të qenë njeri i dobishëm dhe individ pozitiv në jetë.
           
Në hytben e tij, Myftiu ka vlerësuar se xhamitë janë vendi më i mirë për të kërkuar dritën e besimit dhe për të gjetur rrugën drejt përsosmërisë së moralit, dijes, rrugëtimeve të drejta në jetë.
           
Nga minberi i xhamisë së fshatit Barbullush, Myftiu ka falënderuar të gjithë besimtarët muslimanë të Iskenderunit dhe Myftiun e tij, që patën mirësinë t’i përgjigjen ftesës që ai bëri para tyre për të kontribuar në ndërtimin e xhamisë së re të këtij fshati. Myftiu tha, se në fytyrat e muslimanëve të Iskenderunit ka parë dritën e besimit dhe dëshirën e madhe për të ndihmuar në rrugën e ndërtimit të një xhamie të re, thjeshtë për kënaqësi të Zotit dhe për të vërtetuar hakun e madh që kanë muslimanët tek njëri-tjetri.
           
I pranishëm në xhami ishte edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, nën/kryetari i KMSh, H. Bujar Spahiu, Myftiu i Iskenderunit, H. Hamdi Kavillioglu etj.           

Për nder të prezencës së tij në xhaminë e Barbullushit, Myftiu i Iskenderunit drejtoi faljen e namazit të xhumasë.

 

Myftiu flet për vlerën dhe rëndësinë e xhamive në shoqëri - Barbullush, 8 mars 2013

Myftiu flet për vlerën dhe rëndësinë e xhamive në shoqëri - Barbullush, 8 mars 2013

Myftiu flet për vlerën dhe rëndësinë e xhamive në shoqëri - Barbullush, 8 mars 2013