Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Ditën e xhuma, më 8 mars 2013, në një atmosferë të ngrohtë besimi dhe vëllazërie islame, u zhvillua ceremonia e gur-themelit të xhamisë së re në fshatin Barbullush.
           
Xhamia e re e Barbullushit do të ndërtohet në kuadrin e marrëveshjes së binjakëzimit që ka Myftinia Shkodër me Myftininë e Iskenderunit në zonën e Hatait, Turqi. Me këtë rast, i pranishëm në ceremoninë e organizuar, ishte edhe Myftiu i Iskenderunit H. Hamdi Kavilloglu, i cili ka vlerësuar se marrëveshja e binjakëzimit në mes të dy myftinive, solli në dritë këtë kontribut vëllazëror nga besimtarët e Iskenderunit për ata të Myftinisë Shkodër.
           
Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Hirësia e Tij H. Selim Muça. Në fjalën e tij, Kryetari i KMSh ka theksuar se xhamia e re do të jetë një ndërtim i vlefshëm për krejt banorët e kësaj zone, por jo vetëm. Ai ka vënë në dukje se përfundimi i xhamisë së re do të jetë një sihariq për krejt komunën e Bushatit dhe fshatin Barbullush.
           
Ceremoninë e përshëndeti edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, që vlerësoi këtë moment si gjurmë jete për Myftininë Shkodër dhe banorët e Barbullushit. Ai vlerësoi këto ditë të lirisë dhe të demokracisë, ku njerëzit janë të lirë të besojnë dhe të deklarojnë fenë e tyre, pa pasur frikë e ndrojtje nga askush. Njëkohësisht falënderoi Myftiun e Iskenderunit dhe Atasheun turk për angazhimin dhe përpjekjet e tyre në drejtim të realizimit ët këtij projekti me vlerë.
           
Ceremioninë e kanë përshëndetur edhe Atasheu turk, z. Shaban Ishlek, Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, z. Hasan Sevilir Ashan, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu dhe Kryetari i Komunës Bushat, z. Zef Hila, që kanë vlerësuar se ndërtimi i xhamisë së re është një sihariq i mirë për krejt zonën dhe besimtarët e saj.
           
Më pas është vijuar me vendosjen simbolike të tullave të xhamisë së re, sikurse janë bërë lutje dhe tekbire, në shenjë mirënjohje dhe përulje ndaj All-llahut Fuqiplotë.

Xhamia e re e Barbullushit do të ketë një kapacitet prej 450 vendesh, me një shumë prej 450 mijë euro.           

Për nder të pranishëmve, Këshilli i xhamisë Barbullush ka shtruar një drekë.

Ceremonia e gur-themelit të xhamisë së re në fshatin Barbullush - 8 mars 201