Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Në orët e vona të së enjtes, më 7 mars 2013, ka mbërritur në Shkodër grupi prej 42 besimtarësh, që patën mirësinë të kryejnë një Umre në vendet e shenjta në Arabinë Saudite, në periudhën 28 shkurt – 7 mars 2013.
           
Në këtë udhëtim adhurimi dhe lutjesh, të mbështetur nga biznesmeni shkodran Sait Fishta, përveç stafit të Myftinisë Shkodër, ishin të pranishëm edhe një grup imamësh e këshilltarësh të Myftinisë Shkodër, mësues të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, biznesmenë etj.
           
Gjatë këtij udhëtimi, në një atmosferë të mrekullueshme vëllazërore, të pranishmit kanë pasur mundësi të kryejnë umren, si dhe të bëjnë tavafe të shumta përreth Qabes së Madhnueshme, të shoqëruara me dhikre, lutje pafund, lotë malli e gëzimi, vizita të vendeve të shenjta dhe gjurmëve të profetëve të All-llahut, për të cilat flitet edhe në Kur’anin Famëlartë.
           
Gjatë qëndrimit në Mekke dhe adhurimeve në haremin e shenjtë, grupi i besimtarëve nga Shkodra ka pasur mundësi të vizitojë nga afër edhe kompleksin e haxhit, si: zonën e Arafatit, kodrinën e tij, zonën e Muzdelifesë, malin Theur, atë të shpellës Hira etj.
           
Më pas, edhe në qytetin e Medines së Ndriçuar, janë bërë vizita në xhaminë e Hz. Muhammedit (a.s), ku janë kryer falje dhe lutje në zonën e Raudas, është kryer dhënia e selamit pranë varrit të Hz. Muhammedit (a.s), Hz. Ebu Bekrit (r.a) dhe Hz. Omerit (r.a), vizita në varrezat e sahabëve, është vizituar xhamia e Kubasë, shoqëruar me faljen e dy rekateve dhe lutjeve të ndryshme, është vizituar zona e betejës së Uhudit, Kompleksi i Shtypshkronjës së Kur’anit Famëlartë etj.
           
Gjatë qëndrimit në Medine, me ftesë të Unionit të Studentëve Shqiptarë atje, është organizuar një tribunë fetare, ku ka ligjëruar Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Pas saj, Unioni ka shtruar një drekë vëllazërore për grupin e besimtarëve nga Shkodra.
           
Gjatë qëndrimit në Mekkë dhe Medine, është dëshmuar edhe një herë vlera e madhe e besimit, harmonia e muslimanëve me njëri-tjetrin dhe madhështia e Mesazheve që frymëzon feja islame, që rrezatojnë paqe e mirësi për mbarë botën.

Ditë plot adhurim dhe lutje në vendet e shenjta - 27 shkurt - 7 mars 2013