Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdrekën e së mërkures, më 27 shkurt 2013, në xhaminë e Parrucës, Myftinia Shkodër ka organizuar një takim pune me imamët e saj, ku në qendër të tij ka qenë një bashkëbisedim këshillimor me drejtuesin e Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane në Phoenix të Arizonës, Imam Didmar Faja.
           
Fillimisht, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka shprehur kënaqësinë e tij me rastin e këtij takimi vëllazëror, ku ka theksuar se është në dobinë e imamëve të këmbehen eksperiencat e Thirrjes Islame dhe këshillat reciproke për perfeksionimin e angazhimit të përbashkët në shërbim të fesë Islame, kudo në botë.
           
Më pas, për rreth 30 minuta, Imam Didmar Faja ka bashkëbiseduar me imamët e pranishëm, duke u përqendruar te suksesi i bashkëpunimit dhe fuqizimit të marrëdhënieve të imamëve me njëri-tjetrin dhe institucionin, domosdoshmëria e përhapjes së mësimeve të fesë edhe jashtë mureve të xhamisë, nevoja për të afruar me xhaminë sa më shumë të rinj, biznesmenë dhe njerëz me influencë në shoqëri etj.
           
Pjesë e bashkëbisedimit ka qenë edhe shembulli i eksperiencës amerikane në marrëdhëniet ndërfetare në mes të komuniteteve të ndryshme fetare, ku Imam Didmar Faja ka dhënë disa këshilla dhe sugjerime me dobi, duke iu referuar eksperiencës së tij të larmishme e AAIC të Phoenix.           

Bashkëbisedimi është pasuar me ndërhyrje të ndryshme nga imamët, që kanë plotësuar njëri-tjetrin me mendime dhe ide të vyera.

 

Imam Didmar Faja, takim me imamë të Myftinisë Shkodër - 27 shkurt 2013

Imam Didmar Faja, takim me imamë të Myftinisë Shkodër - 27 shkurt 2013

Imam Didmar Faja, takim me imamë të Myftinisë Shkodër - 27 shkurt 2013

Imam Didmar Faja, takim me imamë të Myftinisë Shkodër - 27 shkurt 2013

Imam Didmar Faja, takim me imamë të Myftinisë Shkodër - 27 shkurt 2013