Sipas porosisë së
Myftiut të Shkodrës, ditën e xhuma, më
22 shkurt 2013, në të gjitha xhamitë e
Shkodrës është mbajtur një hytbe e
posaçme në nder të personalitetit dhe
kontributit të madh të dijetarit të
shquar islam shkodran, H. Vehbi S.
Gavoçi, i cili u nda nga kjo jetë, ditën
e martë, më 19 shkurt 2013.
Nga minberi i xhamisë së Parrucës,
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
folur mbi lajmin e ndarjes nga jeta të
dijetarit të shquar islam H. Vehbi S.
Gavoçi. Ai ka vlerësuar kontributin e
Hoxhës së nderuar, duke theksuar se
është një ndër personalitetet më të
shquara islame botërore të shekullit.
Myftiu ka përmendur gjithashtu
se në kushte të tjera politike dhe
historike për Shkodrën dhe Shqipërinë,
larg servilizmit dhe hipokrizisë, ndarja
nga jeta e H. Vehbi Gavoçit nuk do të
ishte kaluar në heshtje.
Gjatë
hytbes së kësaj xhumaje, është folur
edhe për kontributin e madh e unik që ka
dhënë H. Vehbi Gavoçi për ringjalljen e
fesë islame në Shqipëri, sidomos pas
viteve ’90, me botimin e dhjetra librave,
që janë shtypur në mijëra kopje dhe janë
shpërndarë falas, vetëm me qëllim që
muslimanët e Shkodrës dhe Shqipërisë të
riktheheshin në identitetin e tyre
shekullor, pas mortajës komuniste.
Pas namazit të xhumasë, është falur
namazi i xhenazes në mungesë për shpirt
të H. Vehbi Gavoçit dhe është bërë duaja
për shpirtin e Hirësisë së Tij, pas
leximit të plotë të 30 xhyzeve të
Kur'anit, realizuar nga teologët dhe
teologet e Shkodrës, nxënës të Hoxhës së
nderuar.
|
|
|