Paraditën e së
mërkures, më 20 shkurt 2013, Myftiu I
Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka thirrur
në një mbledhje të jashtëzakonshme
imamët e qytetit Shkodër.
Ai ka bërë lajmërimin e ndarjes nga
jeta të Hoxhës dhe dijetarit të madh
islam shqiptar, H. Vehbi S. Gavoçi,
pasditën e djeshme në një nga spitalet e
Sharikas, në Emiratet e Bashkuara Arabe,
në moshën 90 vjeçare.
Më pas, Myftiu ka diskutuar me
imamët rreth nderimeve të duhura që
duhen bërë për personalitetin e këtij
dijetari të shquar, për të cilin ka
thënë se është: “Ndër personalitetet më
të shquara islame shqiptare të shekullit”.
Në përfundim të këtij takimi është
vendosur si më poshtë:
1. Ditën e
xhuma, më 22 shkurt 2013, në të gjitha
xhamitë e Shkodrës, pas namazit të
xhumasë do të falet NAMAZI I XHENAZES NË MUNGESË,
për shpirtin e Hoxhës tonë H. Vehbi S.
Gavoçi.
2. Ditën e xhuma, më 22
shkurt 2013, pas namazit të xhenazes në
mungesë, në xhaminë e Parrucës do të
bëhet duaja e Hatmes së Kur'anit, për
shpirt të H. Vehbi Gavoçit. (Myftiu dhe
imamët ndanë 30 xhyzet e Kur’anit,
leximi i plotë i të cilëve do të bëhet
deri të xhumanë).
3. Gjatë ditës
së sotme, më 20 shkurt 2013, në të
gjitha xhamitë e Shkodrës, pas namazeve
ditore, të behën lutje nga besimtarët
për shpirtin e Hoxhës së dashur Vehbi
Gavoçi.
4. Lajmi i ndërrimit jetë
të H. Vehbi Gavoçit, do të transmetohet
sot në të gjitha mediat vizive të Zonës
Shkodër.
5. Myftinia Shkodër do
t'i drejtohet Këshillit të Bashkisë
Shkodër që rruga e lagjes ku ka lindur
H. Vehbi S. Gavoçi, të marrë emrin e tij.
|
|
|