Në orët e para të
mbrëmjes së 19 shkurtit 2013, ndërroi
jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe,
dijetari I madh islam shqiptar, H. Vehbi
Sulejman Gavoçi, në moshën 90 vjeçare.
Vehbi Sulejman Gavoçi, lindi në
qershor të viti 1923, në lagjen Garuc,
të Shkodrës.
Në qershor të vitit
1937, i ati H. Sulejman Gavoçi, së
bashku me vëllanë e tij Shejkh Muhamedin
dhe familjet e tyre emigruan në Damask
të Sirisë.
Në moshën trembëdhjetë
vjeçare, i ati e dërgoi në Egjipt që të
kryente shkollën dhe studimet në Ez'her,
shkolla më e mirë e botës islame në atë
kohë. Pas dhjetë viteve qëndrim në
Egjipt kreu kolegjin e sheriatit (kul-lijjetush-
sheriah) dhe dy vite për drejtësi.
Në vitin 1947, pas dhjetë viteve
studime, u kthye në Siri. U emërua si
mësues i lëndëve fetare në Haleb
(Aleppo), 450 km larg Damaskut, ku kaloi
tre vite. Duke treguar mbi mallin dhe
lidhjen e tij me vendlindjen dhe hallet
e Shqipërisë në kohët më të errëta të
historisë së saj kombëtare, ai shkruan:
"Jam munduar të bashkëpunoj me disa
njerëz, për të shkruar sadopak në të
mirën e fesë. Ndër artikujt e parë që
kam shkruar është edhe "Asal- xhenneh" -
(Shkopi i xhennetit), ku kam shkruar për
Shqipërinë, vuajtjet që keni pësuar ju,
vëllezërit e mi, pas vitit 1944. I pari
artikull i imi ka qenë për ju, për
vendin tim. Pastaj, shumë kam shkruar
për Shqipërinë nëpër revista, gazeta apo
libra dhe jam munduar që të mos e harroj
vendin tim, që më ka bërë nder të madh.
Këtë e kam bërë që t'ia kthej atë nder
të madh vendit tim me plot respekt.
Në vitin 1966, shkon në Arabinë
Saudite, ku ftohet për të dhënë mësim në
një kolegj islam. Atje kalon gjashtë
vite, konkretisht, një vit në Rijad e
pesë vite në Medine. Pas këtyre gjashtë
viteve kthehet përsëri në Siri, ku
vazhdon profesionin 1980. Në vitin 1980
del në pension dhe shkon përsëri në
Medine, ku qëndron edhe tre vite të
tjera. Pastaj shkon në Amman (Kryeqytet
i Jordanisë), ku qëndron dy vite, duke
dhënë mësime nëpër xhamia e shkolla
private. Në vitin 1988 shkon në Emiratet
e Bashkuara Arabe, ku ftohet për hapjen
e një Universiteti të ri islam. Atje jep
mësime për 14 vite me radhë.
Është autor i dhjetra veprave me vlerë
shkencore e fetare, në gjuhën shqipe dhe
arabe. Librat e tij janë përkthyer edhe
në gjuhë të ndryshme të botës.
MYFTINIA SHKODËR
SHPREH NGUSHËLLIMET E SAJ PËR MBARË
BOTËN ISLAME
DHE MBARË SHQIPTARËT PËR
KËTË HUMBJE TË MADHE TË PAZËVENDËSUESHME!
VE INNA LIL-LAHI VE INNA ILEJHI
RAXHIUNE!
|